Pampuri: Shqipëria, vendi ku jeta e qytetarit nuk është e sigurtë!

Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri ka reaguar pas ngjarjes në Kavajë ku një person mbeti i vdekur dhe disa të tjerë u plagosën nga përplasja me armë zjarri me dy grupeve.

“Shqipëria, vendi ku jeta e një qytetari nuk është e sigurt as tek dyqani i lagjes”, e titullon reagimin në Facebook ish-ligjvënësja, e cila shprehet se për të shpëtuar veten dhe vendin nga kjo pasiguri si në kohe lufte, duhet të largojmë ketë qeveri.

“Sa here ne Shqiperi ka ngjarje te renda, perplasje bandash, apo viktima si Ramazani i ndjere sot ne Kavaje, tronditja dhe pasiguria jane ndjesite me te forta qe na perfshijne.

Por bilanci i luftes ne Kavaje sot, me 1 viktime te pafajshme, qe po blinte buken e familjes ne dyqanin e lagjes dhe me disa te plagosur, eshte revoltues. Ai provon sa te pasigurte jemi ne, familjaret tane, femijet tane, kur qeveria heq dore nga puna e saj dhe behet ortake me krimin per te ruajtur karrigen e paligjshme.

Krimi i sotem me nje viktime te pafajshme mund te mos kishte ndodhur, nese qeveria, ministri i brendshem dhe policia nuk do te ishin te perqendruar te godasin kundershtaret politike, te bejne terror neper qytete, por te parandalonin krimet dhe te vendosnin rregull.

Duke u shprehur ngushellime te sinqerta familjareve te Ramazanit te ndjere, shpreh bindjen se e vetmja menyre per te shpetuar veten dhe vendin nga kjo pasiguri si ne kohe lufte, eshte te largojme kete qeveri”, shkruan Pampuri.

 

 

Exit mobile version