Panariti: Tokat për Balilin me vendim qeverie

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar me një status në Facebook ndaj akuzave sot në Kuvend të deputetit socialist, Erion Braçe.
Tashmë deputet i LSI-së, ish-ministri i Bujqësisë në mandatin e kaluar shkruan se, kontratat e qiradhënies janë të hapura ndaj çdo kontrolli dhe verifikimi dhe se ajo që është publikuar sot “është dhënë me vendim të Këshillit të Ministrave dhe është kaluar për ekzekutim nga Ministria e Arsimit te ajo e Buqësisë”.
“Nuk jam marrë, nuk merrem dhe nuk do të merrem kurrë me biografi, partishmëri dhe kritere klasore në zbatimin e ligjit. Kontratat e qiradhënies së tokave janë plotësisht në përputhje me ligjin, të hapura ndaj çdo kontrolli dhe verifikimi. Dua vetëm të kujtoj se kontrata e qiradhënies që u tund sot publikisht në Parlament me akuza, sajesa dhe shpifje, është dhënë me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe është kaluar për ekzekutim nga Ministria e Arsimit te Ministria e Bujqësisë. Sa për tradhëti, besoj se nuk ka tradhëti më të madhe se të pengosh me votë bllokuese, Prokurorinë në kërkesën e saj drejtuar Parlamentit, për të hetuar funksionarë të lartë të dyshuar për trafiqe”, shkruan Panariti.

Artikulli paraprakLSI: Rama po kryen grusht shteti ndaj institucioneve
Artikulli tjetërShehu: Pse Bushati fsheh qendrimin e qeverisë shqiptare në OBI?