Një “pandemi e heshtur” po shkatërron ngadalë jetën e miliona britanikëve, paralajmërojnë ekspertët.
Rreth 50 për qind e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar kanë mungesë të vitaminave vitale B, por nuk janë në dijeni të këtij fakti.
Nëse nuk trajtohet, kjo mund të çojë në lodhje ekstreme, depresion, defekte të lindjes, çmenduri dhe madje edhe kancer.
Dr Harry Jarrett, tha: “Këto lëndë ushqyese luajnë një rol kaq të rëndësishëm në reagime të ndryshme në të gjithë trupin e njeriut.
“Pa to, trupi thjesht nuk mund të funksionojë”, u shpreh ai.
Vitaminat B janë një grup prej tetë lëndësh ushqyese kryesore.
Ato përfshijnë:
Tiaminë (vitaminë B1)
Riboflavina (vitamina B2)
Niacina (vitamina B3) –
Acidi pantotenik (vitamina B5)
Vitamina B6
Biotina (vitamina B7)
Folate (vitaminë B9 ose acid folik)
Vitamina B12
Së bashku, ato ndihmojnë trupin të ruajë dhe çlirojë energji nga ushqimi, të mbajë sistemin nervor të shëndetshëm, të formojë qeliza të kuqe të gjakut dhe të kujdeset për lëkurën dhe sytë tanë.