Nga Qamil Gjyrezi
Kryeministri i dështuar Edi Rama edhe në këto ditë të “Pandemisë” sulmon pabesisht opozitën. Në vend që t’i përgjigjet problemeve shëndetësore, ekonomike dhe psikologjike të shqiptarëve dhe të japi shpresë për të prekurit nga Covid 19 dhe shqiptarët e “izoluar”, zhvat fonde publike, bën propagandë dhe sulmon opozitën.
Disa media të shkruara dhe gazetarë të paguar, duke imituar kryeminsitrin “aktor” kërkojnë të radikalizohet qëndrimi opozitar në këtë situatë. Janë pikërisht këta gazetarë të paguar ose thjesht për “pasion” që sulmojnë opozitën dhe kërkojnë që opozita duhet të sillet dhe veprojë ndryshe.
Sulmet ndaj opozitës janë mënyrë e të menduarit dhe të sjellurit, nga këta personazhe mediatikë, të cilët janë mësuar duke përfituar nga “sherret” politike dhe nuk kanë përgjegjësi para shqiptarëve të prekur nga pandemia dhe qeverisja e Rilindjes.
Një gazetar dashakeq i barazon dy opozitat, atë parlamentare dhe opozitën jashtë parlamentare. Kurse gazetarë një tjetër i bën thirrje P.D.-së, të sillet si opozita italiane duke i kërkuar të dali në protesta në një situatë të pazakontë?!
Për P.D.-në protestat, debati politik, ndërgjegjësimi i opinionit publik për zhvatjet e Edi Ramës janë në misioinin e saj. Por elektorati dhe njerëzit e lodhur me këtë qeverisje 7 vjecare presin alternative dhe shpresë .
Aksioni opozitar i P.D.-së dhe opozitës i dha alternativë dhe shpresë të gjithëve. Por situata të jashtëzakonshme Covid 19, kërkojnë sjellje të tjera politike.
Ishte më se e qartë që që Edi Rama nuk do ti’a dilte edhe me Pandeminë dhe pritej një menaxhim me skandale dhe mbushur me propagandë. Lideri opozitar Lulzim Basha: “Ne jemi vendi me numrin më të ulët të testimeve dhe me numrin më të lartë të infektimeve”. Nuk mendoj se ka patur shqiptarë që kanë besuar, që një kryeministër që i varfëroi në këta 7 vite, do të menaxhonte mirë në këtë situatë të vëshirë. Ky është një iluzion!
Pandemia i dha “shansin” Edi Ramës të zhvillojë tendera korruptivë, për të zhvatur shqiptarët me një grup oligarkësh. Edi Ramën nuk ka Pandemi, që e shpëton për dëmet që i solli të gjithëve në këta 7 vite!
Prandaj vëtëm alternativa e opozitës dhe vota e lirë do t’i shpëtojë të gjithë nga kjo qeveri e dëmëve të mëdha historike. Opozita e alternativave dhe e projekteve është shpresa e të gjithëve në kohë Pandemie dhe do të jetë shpëtimi nga regjimin i Edi Ramës.
Që në ditët e para të Marsit opozita dha një model të vecantë, për të ndihmuar shqiptarët në këta ditë shumë të vështira. Stafi i departamentit të shëndetësisë të P.D.-së prezantoi në disa konferenca shtypi një model perëndimor për përballimin e pandemisë dhe besim për të ardhmen për sistemin e shëndetësisë, për ta larguar nga kthetrat e oligarkëve që mbushën xhepat me para në kurriz të shqiptarëve.
Propozimi i P.D-së prej 5 pikash për daljen nga situate ishte një model perëndimor dhe i ndihmoi shumë të prekurve nga Pandemia.
P.D. kërkon gjithashtu nga KLSH, që të hetohen 17 tenderat korruptivë të Minsitrisë së Mbrojtjes, Drejtësisë dhe të Shëndetësisë, në mbrojtje të interesit publik për garantimin e përdorimit të mirë të fondeve publike.
Alternativat për përballjen me situatën e pazakontë, janë modeli më i mirë i një opozite e cila i duhet të gjithëve jo vetëm sot por edhe për të ardhmen, larg të bërtiturit dhe “sherreve” që nuk sjellin asnjë të mirë për njerëzit.
Alternativa e P.D.-së është përgjigja më mirë kundër regjimit zhvatës të Edi Ramës.