Pandi Majko do të thoshte: Shut up!!!

Oerd Bylykbashi

Ka dalë sot Kryetari i KQZ dhe paska bërë përsëri doktrinë. Me ç’nuk e kemi dëgjuar deri më sot, teori pas teorish, se si afati nuk është afat e plot doktrinllëqe që në 20 vitet e fundit as KQZ, as ata që kanë hartuar Kodin ndër vite (dhe janë një numër ekspertësh me reputacion), dhebas ata që e kanë zbatuar, nuk i kishin dëgjuar ndonjëherë!
Pasi çuditi dynjanë duke na shpjeguar sesi periudha 49 ditë është e barabartë me 50 ditë, sot po na shpjegoka sesi një parti e regjistruar si subjekt zgjedhor me vendim KQZ-je nuk na qenka subjekt zgjedhor!
Unë e kuptoj zotin Biba që nga zelli politik thotë e këput ç’të mundet që të ndihmojë partinë e tij. Madje zoti Biba në 2013 braktisi detyrën e anëtarit të KQZ me urdhër partie. Këtë e mbajnë mend të gjithë. Ndaj nuk çuditem.
PAA është subjekt zgjedhor i regjistruar sipas procedurës së përcaktuar nga neni 64. Pikë! Pra është subjekt zgjedhor me vendim KQZ-je dhe ka të gjitha të drejtat ankimore që i jep ky Kod! Të kërcejë përpjetë Kryetari Biba.
Të lexojë më poshtë zoti Biba dhe po gjeti listë shumëemërore si kërkesë për regjistrim subjekti, do ta quajmë Neni Biba.

Neni 64*

Regjistrimi i partive politike ne zgjedhje

1. C’do parti politike duhet te paraqese kerkesen per t’u regjistruar si subjekt zgjedhor ne KQZ jo me vone se 70 dite perpara dates se zgjedhjeve.
2. Per t’u regjistruar si subjekt zgjedhor per c’do lloj zgjedhjeje, nje parti politike duhet te paraqese ne KQZ:
a) vertetimin qe partia eshte regjistruar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor, Tirane;
b) emrin, mbiemrin dhe adresen e kryetarit te partise, i cili eshte personi i autorizuar per te paraqitur kandidatet;
c) emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresen e partise;
c’) specimenin e vules se partise;
d) emrin, mbiemrin dhe adresen e financierit te partise; dhe
dh) emrin, mbiemrin dhe adresen e personit pergjegjes per komunikimin me KQZ-ne.

Kaq duhet dhe PAA e ka bërë këtë dhe është regjistruar. Do apo nuk do Kryetari Biba, sado doktrinar të jetë, edhe po t’i bashkohet ndonjë koleg që me akt normativ ndryshon Kushtetutën, nuk e ndryshon dot Kodin.
Një shpjegim i thjeshtë: një parti e regjistruar nga KQZ është subjekt zgjedhor dhe ka të drejta ankimore deri në fund. Por nëse nuk ka listë, ai subjekt zgjedhor thjesht nuk regjistrohet në fletën e votimit që është akti përmbyllës për votimin. E kuptove! Apo duhet dërrasë e zezë?
Për dijeni të zotit Biba, KQZ quhet KQZ dhe jo Biba, ka 7 anëtarë dhe vendos kolegjialisht.
Por zoti Biba ka marrë dhe huqin që të bëjë edhe Kolegjin Zgjedhor tani. Shih bëj aq punë sa të kanë lënë me ligj për të bërë! Mjaft dhe intervista!
Ndaj jam shumë dakord me kolegun Pandi! Njësoj si atë ditë në Komision të Ligjeve.

Artikulli paraprakBerisha me Lu: Situata në vend kritike
Artikulli tjetërNdoka: Po na joshin me para, prona e gjithçka, por kauza e votës vlen më shumë