Një 20-vjeçare ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar, pasi një furgon përplasi këmbësorët në qendër të Londrës duke shkaktuar panik dhe kaos te qytetarët.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në “The Strand” në qendër të Londrës të martën pasdite, tha Policia Metropolitane.
Vajza rreth 20-vjeç u shpall e vdekur në vendngjarje, ndërsa dy personat e tjerë u dërguan në spital.
Policia tha se njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën, ndërsa tjetri k lëndime të lehta.
Gjithashtu, u bë e ditur se drejtuesi i furgonit, një 26-vjeçar , i cili dyshohet se ishte nën efektin e drogës, është arrestuar.
Policia tha se ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin.