Panucci zbulon listën e Kombëtares për Ligën e Kombeve…

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka publikuar listën me 25 futbollistë që do t’i përdorë për dy ndeshjet në fillim të muajit shtator, kundër Izrealit dhe Skocisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Lojtarët do të vijnë nga nesër deri ditën e hënë, ku spikasin rikthimet e 6 futbollistëve që mungonin në grumbullimet e mëparshme si Hykaj, Basha, Agolli, etj.
“Unë gjithmonë kam qenë në lidhje me Agollin që duhet t’i gjejmë një zëvendësues. Kam thënë se nëse do të na duhet do e thërras. Nuk e kam thënë kurrë që Agolli nuk do të jetë më pjesë e skuadrës përfaqësuese,” – tha trajneri Panucci.
Sadiku dhe Roshi do të mungojnë për arsye dëmtime, ndërsa janë thërritur edhe Mihaj, Binaku dhe Demiri të cilët kanë vendosur të luajnë për Shqipërinë. Do të mungojë Memushaj, që nuk luan prej katër muajsh.
Grumbullohet edhe Mërgim Mavraj, edhe pse qendërmbrojtësi aktualisht është pa ekip.
“Jemi një skuadër e mire nëse do të jemi gjithmonë të plotë. Mavraj ka kohe që nuk luan, Sadiku e Roshi të dëmtuar. Kam thirrur një skuadër më eksperte. Ka disa lojtar që luajnë pak, ose nuk luajnë aspak. Nëse jemi të bashkuar mund të bëjmë shumë gjëra të mira”, shtoi italiani që drejton kuqezinjtë.

aaa

Artikulli paraprakLufta ekonomike bëhet në kohë paqeje
Artikulli tjetërCeferin: Ronaldo mungoi në mbrëmjen gala, jo për arsyen që mendoni ju