PAOK bën planet për Ergys Kaçen

E ardhmja e Ergys Kaçes është ende e paqartë. Mesfushori shqiptar pas largimit nga Viktoria Plzen, ku ishte huazuar nga PAOK-u, më 27 dhjetor pritet të nisë stërvitjen me skuadrën që zotëron kartonin e tij. Gjithsesi, drejtuesit e klubit grek ende nuk kanë vendosur nëse do ta huazojnë në një skuadër tjetër apo do ta federojnë për pjesën e mbetur të sezonit. Sipas mediave greke, çështja “Kaçe” lidhet me transferimin e mundshëm të mesfushorit boshnjak Gojko Cimirot nga PAOK-u te Sassuolo në Serinë A.
Nëse kjo lëvizje do të ndodhë gjatë merkatos së janarit, atëherë Kaçes do t’i hapej vendi në mesfushë me drejtuesit e PAOK-ut që do ta mbanin korçarin të paktën deri në fund të sezonit. Një gjë është e sigurtë, në fund të dhjetorit 24-vjeçari shqiptar do të vihet nën urdhrat e stafit teknik të PAOK-ut, në pritje të zhvillimeve të reja në merkato.

Artikulli paraprakMavraj, rrugës drejt Hamburgut
Artikulli tjetërLlullaku, kontratë 2-vjeçare me Astanan