Shumë herë është shkruar për një rikthim te Milani, por Paolo Maldini mund të bëhet së shpejti drejtues tek Paris Saint Germain. Ish-legjenda kuqezi pranoi vetë se, ka patur shumë herë bisedime me presidentin e parizienëve, Al-Khelaifi madje ka ndjekur edhe disa ndeshje në “Parc des Princes”, por sqaroi se ende nuk i është bërë një propozim konkret. Sipas mediave franceze, gjithçka është e përfunduar me Maldinin që do të marrë një rol drejtuesi në klub menjëherë pas përfundimit të sezonit aktual.