Papa: Frymëmarrje për Tiranën i shkon për shtat problematikave të shumta

Kryesuesja e listës së PD për Këshillin Bashkiak në Tiranë, Enriketa Papa tha në një intervistë për Euronews Albania se në këtë fushatë elektorale, PD zyrtare është ajo që ofron identitetin e djathtë.

Papa u shpreh se në të gjithë krahët e tjerë shihen ndikime të së majtës, ndërsa Roland Bejko për Tiranën dhe kandidatët e tjerë janë e djathta e vërtetë.

Sipas saj, njerëzit që shoqërojnë Sali Berishën janë ish-anëtarë të kabinetet qeveritar që u hoqën me 1 mln vota në 2013

“Në të gjithë krahët shohim pleksje përkatësish të majta, ndërsa Bejko dhe kandidatët e tjetër po përpiqen të kthejnë identitetin e të djathtës. Shumë njerëz kanë probleme me pronat në Tiranë, në zona të ndryshme për shkak të konflikti me bashkinë. Edhe slogani që kemi “Frymëmarrje për Tiranën i shkon për shtat problematikave të shumta, që nga transporti deri te ndërtimet shumëkatëshe që i zënë frymën ndërtesave të tjera. Këta demokratë që kanë mundur të qëndrojnë që nga 9 shtatori kanë mbajtur identitetin e djathtë të PD. Në krahun e Berishës janë ish-anëtarë të kabinetit që u hoqën me 1 mln vota”, tha Papa.

Exit mobile version