Papleka: Ndaluam makinën me para, na qëlluan me armë, u vetëmbrojta

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Elbasan, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani.

Burime nga policia thanë më herët se autori i dyshuar është vetëdorëzuar në polici, ku edhe ka dhënë dëshminë e tij.

Arber Paplekaj i dorëzuar në polici, në deklaratën e tij paraprake është shprehur se ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Paplekaj mësohet se ka thënë se personat që po lëviznin me makinën me para dhe karta identiteti kanë qëlluar me arme ndaj tyre, pasi i kanë ndaluar për t’i denoncuar në polici.

Artikulli paraprakBardhi: Makina e mbushur me para dhe karta identeti, janë shtabi elektoral i Taulant Ballës
Artikulli tjetërBasha nga Berati: Rama ka humbur kontrollin sepse e di qe ka humbur