Atlético Madrid është tashmë në numrat kampion. Ekipi i Simeones ka 61 pikë në këtë moment, pas javës së 26-të të kampionatit (La Liga) dhe është në kuota të njëjta si në këtë pikë të sezonit 2013-2014, në të cilin fitoi titullin në Spanjë. Këto 61 pikë i kanë lejuar “Robijancos” që të vazhdojnë të dytët në kampionat, tani katër pikë larg nga Barcelona, edhe pse katalanasit kanë një ndeshje më pak dhe duhet të luajnë kundër Las Palmas. Simeone është i barabartë me rezultatin e tij më të mirë, që kur është trajner i Atletico Madrid, ndaj qëllimi i tij është të shkurtojë diferencën e pikëve me azulgranët. Pra, pse jo, të përpiqet të fitojë titullin e La Liga-s. Të dielën, Atletico Madrid viziton “Camp Nou” në një ditë vendimtare për zhvillimin e garës. Atlético Madrid ka fituar 18 ndeshje, ka barazuar 7 dhe ka humbur 1, vetëm kundër Espanyol, në Barcelonë, në ndeshjen e fundit të vitit 2017. Të besuarit e Simeones kanë shënuar 45 gola dhe kanë pësuar 11, ato janë skuadra më pak e ndëshkuar. Jashtë shtëpie, Simeone dhe të tijtë kanë fituar 30 pikë në 13 ndeshje të luajtura. Thënë ndryshe, ka grumbulluar 9 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje në transfertë.
Pikët me Simeone: 57 pikë në sezonin 2012-2013- 61 pikë/ në sezonin 2013-2014 -55 pikë/ në sezonin 2014-2015- 58/ pikë në sezonin 2015-2016- 49 pikë/ në sezonin 2016-2017 -61/ pikë në sezonin 2017-2018.