Nga Gerti Alim Fregjaj
Departamenti Antikorrupsionit në Partinë Demokratike
Aq shumë është konsumuar rilindja sa po përdor çdo skemë të mundshme për vota. Së fundmi vërehet investimi tek aleatët e saj, por nuk ka skemë që i shpëton nga humbja antishqiptarët më të mëdhenj që ka parë Shqipëria.
Çdokush nga ne duhet të mendojë për familjen e tij, për fëmijët e tij, për vendin e tij. A mund t’i rrisim fëmijët tanë në Shqipëri apo alternativa e vetme do jetë kurbeti dhe t’i lëmë të babziturit të pasurohen më shumë duke na vjedhur gjithsecilin prej nesh.
Nuk ka rëndësi logo e Partisë, por individi sa i mirë është si person, sa i fortë është, sa i bukur është, etj. Nëse është aleat, vegël apo ka % mundësie t’i bashkohet rilindjes pas votimeve është kundra çdo kujt prej nesh.
Mos u gënjeni nga fushata e rilindjes. Kujtoni jetën e vështirë, faturat, gjobat, çdo të keqe që ju ka bërë rilindja në pushtet prej 8 vitesh, 96 muajsh.
Alternativa më e mirë dhe pa mundësi bashkimi me rilindjen është Partia Demokratike e Shqipërisë.
#shqiperiafiton
#kryeministriishqiperise
#LulzimBasha 🇦🇱🇦🇱✌🇦🇱🇦🇱