Paracetamoli gjatë shtatëzanisë rrit rrezikun e autizmit tek bebet

Gratë shtatzëna që marrin paracetamol janë më shumë se 30% të rrezikuara që të lindin fëmijë me çrregullime ADHD, sugjeron një studim i ri. Ky ilaç i zakonshëm për lehtësimin e dhimbjeve, i njohur ndryshe si acetaminofen, rrit gjithashtu rrezikun e zhvillimit të autizmit tek fëmijët me mbi 20%. Drejtuesi i studimit, dr. Ilan Matok, nga Universiteti Hebrew i Jeruzalemit, thotë: “Rezultatet sugjerojnë për një lidhje mes përdorimit për një kohë të gjatë të acetaminofenit dhe rritjes së rrezikut për zhvillimin e autizmit dhe çrregullimeve ADHD. Nuk dihet me saktësi përse ky ilaç mund të shkaktojë çrregullime ADHD ose autizëm, megjithatë paracetamoli është lidhur edhe më parë me probleme në të folur dhe ulje të koeficientit të inteligjencës tek fëmijët nënat e të cilëve përdorin këtë ilaç gjatë shtatzënisë.

Artikulli paraprakUjë i ngrohtë apo i ftohtë?
Artikulli tjetërPo kërkohet largimi i Ramës, si “koka” e korrupsionit dhe peng i krimit