Kryetari , i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë në rrjetet e tij sociale propozimet e kësaj force politike për systemin shëndetësor, i hartuar nga profesionistët më të mirë të fushës, me një qasje gjithëpërfshirëse që rikoncepton këtë sektor të rëndësishëm.
Selaudin Jakupllari, Gazmend Koduzi, Inis Hoxha, Rustem Celami dhe Neli Demi ishin folësit që prezantuan punën e grupit të ekspertëve.
Ja disa prej pikave kryesore:
Partia Demokratike do te kryejë:
– Rritja e buxhetit për shëndetësinë, ku do rritet me 50% fondi i rimbursimit, fondi i pagave: motivim i personelit që punon – dinjitet, si dhe ulja e numrit të mjekëve që largohen nga vendi;
– Anullimi i PPP të panevojshme që zhvasin 53 milion Euro përmes 4 koncesioneve ;
– Ne do zbatojmë parimin “paraja do të ndjekin pacientin” –çdo shqiptar do të ketë në dorë kartën e sigurimit shëndetësor, përmes të cilës mund të shkojë të vizitohet ku të dojë, shërbim publik apo privat, dhe nuk do të ketë nevojë të paguajë nga xhepi;
– Partia Demokratike do të heqë punën e detyruar 3 vjecar të mjekëve të rinj, duke krijuar kushte pune miqësore dhe motivuese;
– Rikonceptim i menaxhimit spitalor sipas modelit “spitali ndërmarrje” me autonomi të menaxhimit financiar dhe burimeve njerëzore;
– Financimi i spitaleve bazuar në performancë (DRG), që motivon cilësinë e shërbimit;
– Ristrukturimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Cështjeve sociale – sistemi shëndetësor do të jetë në duar të specialistëve;
– Mbrojtja sociale – Institucion më vete;
– Rishikimi i rolit të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
– Rritja dhe forcimi i autonomisë financiare dhe menaxheriale të Fondit të sigurimeve shëndetësore;
– Ristrukturimi i ISHP-së sipas modelit ECDC (Qendra Europiane per Kontrollin e Semundjeve);
– Investim në burime njerëzore, infrastrukturë, pajisje dhe laboratore sipas standarteve europiane;
– Rritja e kapaciteteve, rezervave për përballimin e situatave epidemike (afatgjatë);
– Forcimi i programeve të promocionit shëndetësor;
– Krijimi I regjistrit kombëtar te sëmundjeve jo të transmetueshme.
– Forcim të skemës së sigurimeve shëndetësore. Kalimi nga një pagues i vetëm në disa pagues;
– Krijimi i Agjensisë Kombëtare të Llogarive Shëndetësore si mekanizëm kontrolli për cdo shpemzim si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat;
– Do të investojmë në teknologjinë dixhitale – në mbështetje të mënyrës së re të jetesës dhe realitetit të punës në sistemin shëndetësor. Kartela elektronike si mundësi për pacientin që të vizitohet ku të dëshirojë dhe mbart me vete historikun e tij shëndetësor;
– Përmirësimi i paketës bazë të sigurimeve shëndetësore – rimbursim bazuar në diagnozë, që do të thotë asnjë pacient shqiptar nuk do ti mohoet mjekimi për shkak se bari nuk është në listën me rimbursim ose të planit të rimbursimit;
– Luftë barnave jo cilësore, luftë mafias së barnave, bllokim I barnave nga vendi I origjinës jo të sigurët. Shqiptarët nuk do paguajnë më qimet e kokës për barna që nuk kurojnë.
– Ne do të sigurojmë akses në shumëllojshmëri barnash cilësorë për cdo qytetar, në cdo farmaci, me efikasitet të garantuar, bashkëkohore dhe pa mungesa si ndodh tani në farmacitë spitalore dhe të rrjetit të hapur;
– Rritje me 50% të numrit të profesionistëve në shërbimet publike të shëndetit mendor dhe fuqizimit të rolit të tyre nëpërmjet standartizimit të trajnimit bazë, trajnimit të vazhdueshëm e të përditësuar bazuar në të dhënat shkencore dhe përcaktimit të qartë të roleve profesionale.
– Krijimi i bërthamave të shëndetit mendor në 12 qarqet të cilat përfshijnë minimalisht nga një strukturë të secilit nivel të kujdesit të shëndetit mendor…