“Paraja shkon tek halli”, qeveritë Rama shpenzojnë më shumë për burgjet sesa për arsimin

“Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi”, thotë një shprehje e urtë popullore, që në situatën kur një pjesë jo e vogël e qeveritarëve dhe punonjësve të administratës janë në burg apo në procese hetimore në SPAK, është më e saktë të thuhet “paraja shkon tek halli”.

Qeveritë Rama janë kritikuar në vijimësi për nivelin e ulët të të ardhurave publike të dedikuara për shpenzime në fushën e arsimit, si dhe për bjerrjen e cilësisë në sistemin arsimor publik. Dhe shifrat e vërtetojnë këtë. Shpenzimet publike për një nxënës në ditë në vitin 2023 kanë qene 2.3 euro në ditë.

Nga ana tjetër, qeveritë Rama duket se nuk kursehen për sistemin e burgjeve dhe të burgosurit. Për një të burgosur në ditë në vitin 2023 janë shpenzuar afërsisht 13 herë më tepër sesa për një nxënës (përllogaritjet janë bërë nga INA Media).

Pamja e castit 2024 07 30 213525

Dhe të mos harrojmë që për arsimin qytetarëve shqiptarë u merren edhe taksa lokale të dedikuara prej më shumë se një dekadë, pavarësisht se një taksë e tillë u shpall e përkohshme.

Me perspektivën e rritjes së popullatës së burgut me qeveritarë shqiptarë, qartazi prioriteti për qeverinë Rama nuk do jene shkollat dhe arsimi, ku qeveritarët nuk kthehen më, por stacioni i tyre i radhës, burgu. Prandaj edhe Ahmetajt i bëjmë thirrje të kthehet. Mos të ketë frikë se nuk e çojmë në shkollë./INA Media/

Artikulli paraprakNën Ramën Shqipëria ka dështuar, opozita e thyer, në mbrojtje të Berishës dhe Metës!
Artikulli tjetër“Tip Don Zhuani që nuk shquhej për moral e vlerë”- Dëshmia e rrallë e nipit të Sabiha Kasimatit: Halla ime e kishte pasur shok klase Enver Hoxhën shpesh i tregonte babait për…