SHBA nuk ëhstë krenare me Shqipërinë “kohët e fundit” për shkak të anashkalimit të zgjidhjeve të krizës që duhet të vinin nga Gjykata Kushtetuese. Ajo që nënkuptohet qartë është se zgjidhja e problemit të zgjedhjeve dhe dekretit të Presidentit duhet të kishte kaluar pikërisht nga Gjykata Kushtetuese që Rama e ka shkrirë.
“Kur institucionet nuk funksionojnë, ato duhen ndryshuar nëpërmjet mjeteve kushtetuese”. Kjo ëhstë fjalia e ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit në detyrë për Çështjet Evropiane dhe të Azisë, Philip Reeker për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri në një vend ku Gjykata Kushtreyese është rrëzuar nga kreu i qeverisë pikërisht për të mos lejuar zgjidhje kushtetuese.
Në kuadër të një eventi të organizuar nga Këshilli Atlantik me temë “Identiteti, Vlerat dhe Demokracia: Për çfarë lufton Perëndimi”, ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit në detyrë për Çështjet Evropiane dhe të Azisë, Philip Reeker ishte i ftuar për të folur për sfidat që po kalon rajoni i Europës Qëndrore dhe Ballkanit.
I pyetur nga gazetari i Zërit të Amerikës se çfarë mendonte ai për krizën politike në Shqipëri dhe një zgjidhje të mundshme, zoti Reeker ngulmoi fort tek përdorimi i institucioneve kushtetuese në zgjidhjen e krizave. Ai kritikoi dorëzimin e mandateve nga ana e opozitës dhe theksoi se duhet bërë funksionale gjykata kushtetuese.
Një gjë tjetër që shtoi ndihmës sekretari ishte se ai përjashtoi përfshirjen e SHBA në rolin e arbitrit në politikat e brendshme në Shqipëri dhe gjithashtu u shpreh se nëse institucionet e vendit nuk funksionojnë atëherë ato duhet ndryshuar por vetëm nëpërmjet mjeteve kushtetuese.
“Jam krenarë për Shqipërinë po jo kohët e fundit pasi nuk kanë përdorur institucionet që kanë. Nuk mund të bojkotosh parlamentin dhe të dorëzosh mandatet. Duhet të përdorësh, institucionet, gjykatat, duhet të emërohen anëtarët e gjykatës kushtetuese për të përdorur kushtetutën në zgjidhjen e krizave.
Kështu që SHBA nuk do të luajë rolin e arbitrit në politikat e brendshme të Shqipërisë dhe do të vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha palët atje të bashkëpunojnë së bashku me institucionet për të dalë nga situata. Dhe nëse institucionet nuk funksionojnë atëherë ato duhen ndryshuar vetëm nëpërmjet mjeteve kushtetuese” u shpreh zoti Reeker.