Banorët e Unazës së Re kanë vendosur ta kalojnë natën në rrugë pas njoftimit se në orët e para të mëngjesit të nesërm do të nisë shembja e banesave të tyre. Të revoltuar banorët janë shprehur se do të mbrojnë shtëpitë e tyre me gjak.
Një nga banorët tha se, nëse nuk bëhet anulimi i këtij projekti, do të hedhin gurë dhe bomba kundër IKMT-së.
Gazetarja e FaxNews, Jonada Zelka ka intervistuar një nga banorët, i cili shprehet se i ka kërkuar ndihmë edhe deputetes Blerina Gjylameti, por nuk ka bërë asgjë. Gjithashtu banori i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta të shkojë tek ata dhe ti ndihmojë.
“I bëj thirrje çdo shqiptari, të na vijnë të na mbështesin jo për partitë. I bëj thirrje presidentit: ne jemi popull, hajde këtu me ne. Rrini larg nesh, padrejtësia që po na bëni do tjua zëri bukën në fyt.
Të dali një shqiptar, që ne kemi marrë para, unë vetë do e prish shtëpinë time. Me duart e mia do e prish. Ne i kemi kërkuar ndihmë edhe Blerina Gjylametit, por nuk na erdhi të na ndihmonte. Më vjen keq për familjen. S’ka më keq që një motër të qaj për villain”, u shpreh banori.
Raportohet se mjetet e rënda të INUK do të mbërrijë në orën 05:00 të mëngjesit të nesërme dhe aksioni për shembjen e banesave do të nisë një orë më vonë, pra në orën 06:00, ndërkohë që po në këtë orë do të mbërrijnë edhe mjetet e shërbimit zjarrëfikës.
Nga ana tjetër banorët e “Unazës së Re” paralajmërojnë se do të qëndrojnë përgjatë gjithë natës në gatishmëri. Mjaft prej tyre kanë lënë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë në shenjë proteste. Organizimi i tyre ka nisur në rrjetet sociale që pasditen e kësaj të hëne, duke iu bërë thirrje banorëve që të dalin në protestë. Protestës i janë bashkuar në këto momente edhe gra, fëmijë e të moshuar, pavarësisht se temperaturat janë në ulje.