Paralajmërimi i Berishës: Marrëveshja e Ramës me Greqinë për detin mund të sjellë luftë në Ballkan

Në një intervistë për gazetaren Joldiz Mitro në TvKlan, ish-Kryeministri Berisha është shprehur se, nëse nënshkruhet marrëveshja Rama-Greqi mund të sjellë një luftë të re Ballkanike në rajon.
‘Kjo që po gatuan Edi Rama me ditëzi Bushatin është një copëtim i ri i trojeve shqiptare, e cila mund të ndezë flakët e një konflikti ballkanik po u ec në këtë mënyrë’, theksoi ish-kryeministri gjatë intervistës së tij.
‘Jam plotësisht në dijeni të marrëveshjes falë elementëve patriotë në grupin negociatorë. Është copëtim i ri i trojeve shqiptare, pas 1913. Nëse atëherë copëtimin ja bënë fuqitë e mëdha kësaj radhe po ia bënë Zografi shqiptar.
Shprehja e ministrit të Mbrojtjes se ‘po zgjerohet atdheu im’, është e hidhur për shqiptarët sepse Greqia po zgjerohet në kurriz të trojeve tona.
Ekzistojnë të dhënat që kjo marrëveshje është katastrofale për Shqipërinë. Marrëveshja është dorëzuar nga pala greke si e panegociueshme. Nëse me italianët, Greqia i ka dhënë Totonit 3/5 e Shqipërisë, me Ramën ujërat territoriale.
Nëse lëshon disa kilometra grekët marrin naftë e gaz. Me këtë marrëveshje është copëtim i ri i trojeve shqiptare që mund të ndezë flakët në një konflikti ballkanik. I bëj thirrje shqiptarëve të mbrojnë trojet që po përcakton Zografi i dytë’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës së dhënë në TvKlan.

Exit mobile version