Paralajmërimi i Berishës: Republika e bixhozit dhe e drogës do të rrëzohet me forcë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në studion e Abc news. I pyetur për aksionin e opozitës, bojkotin, zgjedhjet dhe protestat, Berisha tha se plani “B” është rrëzimi i Ramës me dhunë nga pushteti.
“Plani “B” i opozitës është përmbysja me forcë e tij. Nëse shqiptarët nuk e mundin dot me votë ai duhet të rrëzohet me forcë. Sot kemi një republikë bixhozi, një republikë kanabisi. Përse duhet ta mbajmë ende në pushtet”, tha Berisha
“Opozita duhet të jetë në krye të kësaj lëvizjeje mbarëpopullore që megjithëse e dhimbshme është e nevojshme për të ardhmen e vendit tonë. Ne bëjmë vetëvrasje nëse ne heqim dorë apo lodhemi nga anëtarësimi në BE. Asnjë popull nuk ka vuajtur më shumë se ne për vokacionin perëndimor.
Në PD nuk po flet asnjë për protestat? Opozita po punon për përgatitjen e asaj gjendjeje për afrimin e asaj që quhet “pika e vlimit”. Opozita dhe çdo qytetar duhet të punojë çdo orë për këtë”, tha ish-kryeministri.
Berisha tha se, “revolucioni krijon kushtet në rast se bnjë qeveri vendos të përdorë fonde të pakufizuara, vendos të përdorë policinë çka do të thotë të mobilizojë të gjithë rrjetin e policisë kriminale për votën, përdor resurset ajo nuk ka vullnet për të dorëzuar pushtetin ajo duhet rrëzuar me forcë”.Berisha e sheh situatën politike në vend në kushtet e një grushti shteti.

Berisha: Këta mashtrojnë! Statistikat e tyre një turp
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka cilësuar statistikat e nxjerra nga Ministria e Brendshme se i përket krimit në Shqipëri, si të turpshme dhe një mashtrim të madh. I ftuar në ABC news, ish-Kryeministri deklaroi se, sot nuk ke kujt t’i besosh, pasi ministri flet për bandat Rama thotë nuk kemi banda.
‘Të gjitha goditjet janë bërë pas denoncimit të opozitës ose pas përplasjeve me armë të grupeve të armatosura. Për Ramën që sot e tutje do ta quajmë Kallam Dështaku. Pra Rama thotë ne s’kemi banda kemi rrugeçër. Dje i ranë atij kryetarit të PD-së së Ulzës, dhe e dhanë këta tentativë vetëvrasje, ppor ai nuk kishte as mundësi vetëvrasjeje. Statistikat e tyre janë të turpshme. Ndërkombëtarët kanë qenë më kritikë se kurrë me Shqipërinë. PE voton që të mos ketë datë për negociatat me Shqipërinë. Dje po lexoja një nga të përditshmet më serioze të Europës. Nuk është më parlamenti por Komisioni Evropian, që bllokon hapjen e negociatave për Shqipërinë. Kjo tregon se Rama dhe qeveria e tij ecin në drejtim të kundërt. KE e kuptoi që Rama po kanalizon vendin. KE e kuptoi që ajo që u nis si refomë në Drejtësi, përfundoi si një drejtësi në xhepin e Edi Ramës’, deklaroi Berisha.

Exit mobile version