Disa prej bankave më të mëdha botërore kanë ngritur zërin për të paralajmëruar dobësinë e huadhënësve europianë, vetëm disa ditë pasi FMN-ja tha se sektori bankar europian përbën një kërcënim për stabilitetin financiar dhe theksoi shqetësimet në lidhje me Deutsche Bank.
Bankierët e UBS, Goldman Sachs dhe të tjerë kanë mbajtur anën e FMN-së dhe Bankës Qendrore Europiane, se bankat e eurozonës duhet të kryejnë reforma të gjera, si për shembull pastrimi i bilanceve dhe specializimi i mëtejshëm, në vend që të adresojë problemet te normat e ulëta apo negative të interesit.
Europa është në një situatë mbikapaciteti, me një kombinim të bankave të sektorit publik, privat dhe atij thuajse publik të bankave, të cilat janë lejuar të konkurrojnë, tha Sergio Ermotti, drejtori ekzekutiv i UBS, bankës më të madhe zvicerane, gjatë konferencës në Institutin e Financave Ndërkombëtare në Uashington.
Gary Cohn, presidenti dhe drejtori operativ i Goldman Sachs, bëri një krahasim jopozitiv me sektorin bankar të SHBA-së, për të cilin u shpreh se është në formën më të mirë, si dhe gjendjes së trazuar të industrisë në Europë.
Ndërkohë që bankat amerikane, përfshirë dhe Goldman, ishin të detyruara të pranonin kapitalin qeveritar pas falimentimit të Lehman Brothers në vitin 2008, disa huadhënës europianë, në vend që të vepronin si bankat amerikane u mbështetën në likuiditetet e lira të bankave të tyre qendrore.
Nigel Vooght, kreu i shërbimeve financiare globale në PWC, kompani konsulente, shtoi se bankat duhet që të zgjohen dhe të reagojnë sepse janë pjesë integrale e shoqërisë, por nuk kanë të drejtën që të jenë pjesë e saj. Të gjitha bankat po përpiqen që të kalojnë nga modeli i bazuar në normat e interesit në modelin e bazuar mbi tarifa.
Bankat huadhënëse janë veçanërisht të shqetësuara për “shëndetin” e Deutsche Bank, huadhënësit më të madh gjerman, për të cilën zyrtarët e fondit thonë se duhet të ndryshojë strategjinë apo dështimin e rrezikut, ndërkohë që debati më i gjerë me bankat e eurozonës u dominua nga diskutime të shumta gjatë takimit të FMN-së dhe Bankës Botërore, të cilat u mbajtën në kryeqytetin amerikan javën e shkuar.
Vala e fundit e panikut mbi Deutsche Bank u shkaktua nga një rrjedhje informacioni se, Departamenti amerikan i Drejtësisë mund ta gjobisë atë me 14 miliardë dollarë për rolin që ka pasur kjo bankë në skandalin e shitjes së letrave me vlerë mbështetur mbi kolateral. Disa e shikojnë këtë si një hakmarrje mbi vendimin e fundit të Komisionit Europian mbi pagesën që duhet të bëjë kompania Apple prej 13 miliardë dollarësh, plus interesat për hetimin mbi favorizimin që i ka bërë shteti irlandez te taksat.
John Cryan, drejtori ekzekutiv i Deutsche Bank, ka fajësuar pjesërisht për problemet e bankës, vendosjen e normave negative të interesit nga Banka Qendrore Europiane.