Paralajmërimi i fortë i Bashës nga Elbasani: Përmbysje me çdo kusht sistemit të kalbur të shtunën

Në Elbasan nuk ka mundësi, po nuk qe Lala Qazim, por nuk qe i lidhur me Lalën Qazim, po nuk qe i lidhur me bandat kriminale të Çelajve e të Sanxhaktarëve, po nuk qe i lidhur me kryehajdutin Taulant Balla. Po nuk qe i lidhur me ta, nuk të jepet asnjë mundësi, nuk ke asnjë liri.
Këtu në Elbasan të gjithë e dinë se nuk pati zgjedhje as në 2017-n, as në 2015-n, se bandat e krimit të organizuar, me kallash në dorë, dhe me paratë e drogës blenë dhe vodhën votat.Ndaj kemi një bashki dhe një kryebashkiak që përfaqëson vetëm veten e tij dhe aferat e veta korruptive, të lidhura me drogën dhe krimin.
Me 16 shkurt, nuk ka një përballje midis të djathtës dhe të majtës, po ka një përballje midis shumicës dërrmuese të popullit të tradhëtuar nga Edi Rama dhe një grushti minjsh që kanë ngrënë të babëzitur vendin
Të gjithë në krah të njëri-tjetrit e të gjithë të bashkuar, do të bëjmë një akt me rëndësi, jo vetëm për sot por edhe për nesër: Do të deklarojmë fundin e qeverisë së Edi Ramës. Do të diktoni zgjidhjen politike.
Për ne, për opozitën, zgjidhjet brenda sistemit kanë dështuar. U përpoqëm ta pastrojmë nga brënda, por ky sistem i kalbur nuk pastrohet, ky duhet përmbysur. Ky system i kalbur i dhjetë njerëzve, në kurriz të tre million shqiptarëve, duhet përmbysur me çdo kusht.
Duhet të çlirojmë zgjedhjet. Duhet të çlirojmë drejtësinë, kollonat e shtetit, në mnëyrë që shteti nesër të jetë në dorën tuaj dhe jo në dorën e një grushti kriminelësh. Ti japim fund pra kapjes së shtetit nga mafia dhe oligarkia.
Me 16 shkurt, jo vetëm kësaj qeverie kufomë të pakallur, por edhe çdo qeverie tjetër që vjen pas kësaj, për dekada me rradhë le ti kujtohet 16 shkurti si dita kur shqiptarët u ngritën dhe thanë: mjaft, ky është vendi ynë, këto janë institucionet tona!
Le të mbahet mend 16 shkurti, si dita e parë europaine e Shqipërisë, ku njësoj si në Europë, kurrë më qytetarët mos të kenë frikë qeverinë, por qeveria të ketë frikë popullin e saj, qytetarët e saj.
Ju jeni sovrani, ju mund ta çlironi veten nga kjo humnerë, ju do ta çlironi veten nga kjo humnerë, duke ardhur të gjithë bashkë në Tiranë ditën e shtunë, duke marrë fatin tuaj në duart tuaja. Ndryshimi është në dorën e sovranit dhe bashkimi i madh i shqiptarëve me 16 shkurt në Tiranë është vetë Sovrani.

Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha
Mirë se ju gjej dhe faleminderit për këtë pritje, vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja nga Elbasani. Bashkë na lidhin shumë gjëra, ndajmë kujtime të mira, ndajmë edhe kujtimet e betejave dhe sfidave që kemi kaluar, në veçanti këto gjashtë vitet e fundit. Këtu jemi në një qytet, i cili në mendjen dhe zemrën time karakterizohet nga dy tipare. I pari është ai i dashurisë për kulturën dhe arsimin.
Nuk e kemi thënë mjaftueshëm, por duhet ta themi e ta dëgjojë çdokush se këtu jemi në djepin e kulturës e të arsimit, për gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët.Në Elbasanin e Normales, në Elbasanin e kolosëve të mendimit intelektual shqiptar, në Elbasanin e qytetarisë.Dhe jemi po kështu, në një qytet, në një zonë, ku burrat dhe gratë, për dekada me radhë, janë rropatur si rrallëkush tjetër në Shqipëri. Jemi në Elbasanin e metalurgjikut, që prodhoi njerëz të fortë, njësoj si çeliku dhe hekuri që derdhej atje, të fortë për t’u rezistuar vuajtjeve, padrejtësisë dhjetëra vjeçare të diktaturës, të fortë për të rezistuar me shpresën dhe kurajon se brezi që rrisnin do të kishte një fat më të mirë, të fortë për t’i rezistuar ndotjes së qytetit të tyre, Elbasanit të bukur, i cili radhitej ndër qytetet më të ndotur të Evropës. Njësoj si duart e tyre të forta, me të cilat punon hekurin, ashtu edhe karakteri i punonjësve, i njerëzve punëtorë, i kryefamiljarëve, i baballarëve dhe i nënave t këtij qyteti, ishte i fortë.
Ndaj më dhemb shumë në shpirt kur ju shoh me lot në sy, siç pashë zotërinë para pak minutash, që më tha se ka 3 invalidë në shpi, me asnjë të ardhur dhe pret ta nxjerrin nga shtëpia. Kur ju shoh me kokën poshtë, në rrugën më të bukur të qytetit tuaj, sipërmarrës, të cilët numërojnë me gishtat e një dore klientët që i vizitojnë, por jo që shpenzojnë, se s’kanë pare për të shpenzu.
Më dhemb në shpirt kur shoh nënat, të cilat e kanë të pamundur, të blejnë ushqimet bazë për fëmijët e tyre. Më dhemb kur dëgjoj se 5 mijë të rinj e të reja e kanë braktisur qytetin e Elbasanit, 10 mijë e kanë braktisur Qarkun e Elbasanit, që duhet të ishte zemra ekonomike e Shqipërisë. Vetëm vitin e kaluar janë mbyllur 1800 biznese në Elbasan, që do të thotë mijëra të shpunësuar. Dhe kjo ndodh në një vend, në një qytet i cili është prej vitesh nën thundrën e krimit të organizuar dhe hajdutërisë së ngritur në sistem. Kjo ndodh sepse të mirat e këtij vendi që e ka bekuar Zoti, me burime të panumërta, me natyrë të bukur dhe vendndodhjen në zemër të Evropës, nuk po prodhojnë as punësim, as mirëqenie, as drejtësi për njerëzit e thjeshtë, por vetëm për një grusht grabitqarësh që kanë marrë peng Elbasanin dhe kanë marrë peng Shqipërinë.

Në këtë vend të qytetarisë, të kulturës e të mendimit intelektual, në këtë vend ku njerëzit kanë jetuar me dinjitet, me djersën e tyre të ballit, me punën e tyre të ndershme, edhe ata më të vuajturit kurrë s’kanë kërkuar lëmoshë. Kurrë s’i kanë parë, s’i kanë dëgjuar të shtrijnë dorën për lëmoshë. Elbasani nuk do lëmoshë, Shqipëria nuk do lëmoshë, njerëzit duan mundësi, njerëzit duan liri, njerëzit duan drejtësi para ligjit dhe ata dinë që me dinjitet dhe punë të ndërtojnë ekonominë e tyre, të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre.
Por sot në Elbasan nuk ka mundësi, po nuk qe Lala Qazim, por nuk qe i lidhur me Lalën Qazim, po nuk qe i lidhur me bandat kriminale të Çelajve e të Sanxhaktarëve, po nuk qe i lidhur me kryehajdutin Taulant Balla.Po nuk qe i lidhur me ta, siç janë të lidhur vetëm një grusht njerëzish, nuk të jepet asnjë mundësi, nuk ke asnjë liri, përkundrazi, vidhesh, poshtërohesh, nëpërkëmbesh, shkelesh.Dhe po të ngresh zërin, plasesh në burg, kundër ligjit. Këtu në Elbasanin e metalurgjikut, këtu ku ne duhet të kishim zënë mend dhe të bënim gjithçka për të pastruar ajrin, Arben Ahmetaj me Edi Ramën dhe Taulant Ballën kanë ndërtuar një incenerator, një incenerator i cili, sot, siç e dini, punon me 30 % të kapaciteteve. Pse?Sepse është një aferë e pastër korruptive. Inceneratorin e kanë bërë me paratë, me lekët e taksave tuaja, me ato lekë që nuk i shpenzoni dot për të blerë gjërat minimale, me ato lekë që nuk i shpenzoni dot për të përballuar faturat e rritura të energjisë elektrike, me ato lekë me të cilat nuk çoni dot fëmijët në universitet, me ato lekë që nuk bleni dot një palë këpucë në prag të dimrit, me ato lekë që nuk ngrohni dot shtëpitë tuaja, me ato lekë që i merrni borxh edhe kur ktheni sytë nga emigracioni sepse ato lekë nuk janë në xhepin tuaj. Jua kanë marrë me taksa të larta, me naftën më të shtrenjtë në Evropë, me energjinë më të shtrenjtë në rajon dhe me ato lekë bëjnë inceneratorë që nuk janë gjë tjetër veçse skema korruptive qindra milionë euro, që pasurojnë një grusht grabitqarësh oligarkë dhe politikanët që qendrojnë pas tyre.
Për 5 vite me radhë ne kemi bërë betejë me këtë bandë hajdutësh.Këta vetëm vjedhin.Sistemi që kanë ngritur është sistemi i vjedhjes.Vjedhin qytetarët me taksa, vjedhin buxhetin e shtetit, vjedhin burimet dhe pasuritë e shqiptarëve, vjedhin zgjedhjet dhe kanë vjedhur e kanë marrë peng edhe reformën në drejtësi.

Këta vjedhin e vazhdojnë të vjedhin sepse kanë asgjësuar kolonat e shtetit, kanë asgjësuar zgjedhjet.Këtu në Elbasan të gjithë e dinë se nuk pati zgjedhje as në 2017-n, as në 2015-n, se bandat e krimit të organizuar, me kallash në dorë, dhe me paratë e drogës blenë dhe vodhën votat e qytetarëve të Elbasanit.
Ndaj kemi një bashki dhe një kryebashkiak që përfaqëson vetëm veten e tij dhe aferat e veta korruptive, të lidhura me drogën dhe krimin.Kemi një kryeministër i cili nuk është kryeministri i Elbasanit, por është kryeministri i laboratorit të drogës në Xibrakë, është kryeministri i bandave dhe i banditëve.Ndaj nuk e dëgjojnë zërin tuaj, nuk i dëgjojnë hallet tuaja, as nuk duan t’ja dinë për problemet tuaja, por mbyllen në salla luksoze, ku me regji qendrore, vazhdojnë propagandën e dalëboje, që ua grisi lëvizja studentore.Përshëndetje dhe mirënjohje për studentët e Universitetit të Elbasanit, përshëndetje dhe mirënjohje për studentët anembanë vendit dhe një thirrje për t’u bashkuar të gjithë me protestën e 16 shkurtit në Tiranë, të shtunën në orën 11.
Të gjithë shqiptarët e ndershëm e dinë dhe duhet ta dinë mirë se as parlamenti, as prokuroria, as gjykatat, as qeveria nuk janë pronë e pushtetarëve, por janë atribut i sovranit. Ju jeni sovrani, ju mund ta çlironi veten nga kjo humnerë, ju do ta çlironi veten nga kjo humnerë, duke ardhur të gjithë bashkë në Tiranë ditën e shtunë, duke marrë fatin tuaj në duart tuaja.
Ndryshimi është në dorën e sovranit dhe bashkimi i madh i shqiptarëve me 16 shkurt në Tiranë është vetë Sovrani. Në atë bashkim do ta gjejnë veten të gjithë, do bashkohen me ne të papunët, që për 5 vite janë tradhtuar nga njeriu që premtoi 300 mijë vende pune, dhe çoi 500 mijë shqiptarë në emigracion. Në atë bashkim do të vijnë qindra, mijëra fermerë, të tradhtuar nga Edi Rama, që iu kalben prodhimet, që i hedhin në kanal dhe tani, me sistemin korruptiv të tvsh-së, janë shndërruar në skllevër të vërtetë të një grushti grosistësh monopolistë, të cilët do të sjellin prodhimet e huaja, duke shuar prodhimin shqiptar, nëse nuk ngrihen e nuk reagojnë. Aty do të jenë studentët e pedagogët, aty do të jenë maturantët dhe mësuesit, do të jenë mjekët dhe infermierët, do të jenë familjarët e pacientëve që dergjen në kushte mesjetare në spitalin e Elbasanit dhe në të gjitha spitalet e tjera të Shqipërisë, të shndërruara në makthe të vërteta për shkak të mungesës së ilaçeve bazë, për shkak të mungesës së mjekëve dhe infermierëve, që po ikin masivisht nga Shqipëria. Por aty do të jenë, me ne dhe në krahun tonë, edhe shumica dërrmuese e punonjësve të ndershëm të Policisë së Shtetit. Aty do të jenë kolegët e 4 oficerëve të vrarë nga dora kriminale e Dritan Dajtit, që Edi Rama po bëhet gati ta lirojë nga burgu, njësoj si kriminelët e tjerë.

Aty do të jenë kolegët e Dritan Zaganit, që zbuloi se ishim I vetmi vend në botë, ku ministri i brendshëm bënte trafikun e drogës.
Aty do të jenë kolegët e Emiljano Nuhut, që zbuluan se si policia, në vend që të mbronte vajzen jetime, kercënonte kolegun e vet që të mos merrte denoncimin.
Aty do të jenë pra, të gjithë ata burra dhe gra të ndershme me uniform, 70 përqind e të cilëve duan të largohen nga Shqipëria, sepse me 16 shkurt, nuk ka një përballje midis të djathtës dhe të majtës, po ka një përballje midis shumicës dërrmuese të popullit të tradhëtuar nga Edi Rama dhe një gurshti, nuk po I them qensh se qeni është kafshë e mirë, por një grushti minjsh që kanë ngrënë të babëzitur, kanë marrë ç’kanë mundur, kanë vjedhur dhe grabitur.
Një grusht njerëzish, që nuk ka për ti mbrojtur askush me 16 shkurt, as policia, sepse policia është populli. Policia do luftën kundër krimit dhe nuk mund të mbrojë kurrë kriminelët dhe politikanët e lidhur me ta.
Prandaj, ejani të gjithë të bashkuar në Tiranë me 16 shkurt, këtë të shtunë, sepse të gjithë në krah të njëri-tjetrit e të gjithë të bashkuar, do të bëjmë një akt me rëndësi, jo vetëm për sot por edhe për nesër.
1 – Do të deklarojmë fundin e qeverisë së Edi Ramës.
2 – Do të diktoni zgjidhjen politike.
Për ne, për opozitën, zgjidhjet brenda sistemit kanë dështuar. U përpoqëm ta pastrojmë nga brënda, por ky sistem I kalbur nuk pastrohet, ky duhet përmbysur. Ky system I kalbur I dhjetë njerëzve, në kurriz të tre million shqiptarëve, duhet përmbysur me çdo kusht.
Ndaj, për ne zgjidhja është qeveria trazitore, zgjedhjet e parakohëshme parlamentare dhe një parlament I dalë nga vota e qytetarëve dhe jo nga paratë dhe forca e krimit dhe korrupsionit.
Ju, me bashkimin tuaj, do ta ndalni rënien në greminë, jo vetëm të vendit por edhe të familjeve tuaja. Me bashkimin tuaj me 16 shkurt këtë të shtunë, ju keni në dorë të hapni derën e mbyllur të Europës e cila nuk mund të hapet, kur në krye të qeverisë është një trafikant, një kryehajdut I kapur në flagrancë nga Zëri I Amerikës dhe prokuroria me “Dosjen 339”.I kapur në flagrancë tek Unaza e madhe.

Dhe këto janë vetëm dy momente, vetëm maja e ajsbergut, që tregon se sa e korruptuar dhe e lidhur me krimin, është klika që sundon, klika që ju varfëron, klika që ju përbuz dhe ju nëpërkëmb.
Është njeriu që i thotë popullit të vet; qenër!
Ndaj, me 16 shkurt koha për fjalë ka mbaruar.Është koha që të flasë e të vendosë, vetë sovrani.Është koha që zëri dhe vendimi I sovranit të dëgjohet dhe të marrë fuqi.
Ne duam ta hapim dhe do ta hapim derën drejt Europës. Por, drejt Europës nuk shkohet me një qeveri të krimit.Nuk shkohet me një kryeministër të krimit.Nuk shkohet me një qeveri hajdute.Drejt Europës nuk shkohet me mashtrime, me gënjeshtra dhe hilera.Drejt Europës shkohet me punë, me të vërteta, me vlera.
Ne I kemi zgjidhjet për Shqipërinë, me uljen e taksave dhe me heqjen e taksës ‘Rama’ mbi karburantin. Prej ditës së parë të qeverisë tonë, nafta dhe benzina do të jenë 300 lek më të lira për konsumatorët dhe për biznesin.
Ulja e taksave për biznesin që prodhon. Dhënia fund fund abuzimit. Subvensionimin e bizneseve që japin vende pune.Subvensionimi I fermerëve.
Të gjitha këto do të ndezin motorrët e ekonomisë.
Mundësi, liri, mirëqënie dhe punësim. Kjo është platforma jonë, ky është programi jonë dhe kjo është kontrata që do të lidhim me gjithësecilin prej jush. Me punëtorët, me punëdhënësit, me fermerët, intelektualët, studentët dhe gjithë të tjerët.
Por, para se të vijmë aty, duhet të çlirojmë zgjedhjet. Duhet të çlirojmë drejtësinë, kollonat e shtetit, në mnëyrë që shteti nesër të jetë në dorën tuaj dhe jo në dorën e një grushti kriminelësh.

Ti japim fund pra kapjes së shtetit nga mafia dhe oligarkia.
Prandaj 16 shkurti, ka rëndësi të madhe.Për sot, por edhe për nesër. Sepse me 16 shkurt, jo vetëm kësaj qeverie kufomë të pakallur, që do ta kallni ju me 16 shkurt, por edhe çdo qeverie tjetër që vjen pas kësaj, demokrate apo socialiste, të çfarëdo lloji qoftë, për dekada me rradhë le ti kujtohet 16 shkurti si dita kur shqiptarët u ngritën dhe thanë: mjaft, ky është vendi ynë, këto janë institucionet tona!
Kur dështon qeveria, nuk ikën populli, por ikën qeveria.
Le të mbahet mend 16 shkurti, si dita e parë europaine e Shqipërisë, ku njësoj si në Europë, kurrë më qytetarët mos të kenë frikë qeverinë, por qeveria të ketë frikë popullin e saj, qytetarët e saj.
Ju ftoj të çliroheni nga kjo humnerë e të çlironi Shqipërinë nga humnera.Ju ftoj të bashkohemi të gjithë, për ti hapur rrugën europiane Shqipërisë.
Është në dorën tuaj.Ndryshimi është në dorën e sovranit dhe nuk ka forcë ta ndalë.
Ndaj e ftoj Elbasanin, zemrën gjeografike të Shqipërisë, të bashkohet me të gjithë njerëzit e vlerave, të djathtë e të majtë, demokratë e socialist të tradhtuar, të braktisur, të zhgënjyer, të gjithë sëbashku të shtunën, për ti dhënë fund grushtit të shtetit nga bandit e krimit të organizuar.
Për ta çliruar qeverisjen, për ta çliruar Elbasanin nga makthi I të keqes dhe për të nisur ndryshimin që meritoni gjithësecili prej jush.

Artikulli paraprak“Geopoliticus”: Lufta ka nisur, jemi përpara kthesës vendimtare të raporteve me Pekinin
Artikulli tjetërVeliaj i mori miliona euro dhe e mashtroi biznesmenin me lejen, PD: Vendin e ka në burg