Paralajmërimi i fortë i Bashës për Ramën: Në protestën tjetër fjalën do t’a ketë vetëm sovrani

“Koha për fjalët po mbaron”. Ishte ky mesazhi që i dërgoi drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në përfundim të protestës së opozitës së të dielës. Nga selia e PD-së, Basha tha se tani nuk ka më vend për fjalë, pasi situatën do ta marrë në dorë populli.

“Në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani, vetëm ju. E gjithë bota e di se ky është një pushtet i marrë me dhunë. Ne nuk pranojmë pushtet të marrë me dhunë. Harrojeni se mund të pranojmë pushtet të marrë me dhunë, por ju duhet ta lini popullin të flasë me votë.

Lëre popullin të flasë me votë të lirë e të ndershme, ti që duhet të kishe ikur me qindra herë ose ndryshe do të nxjerrë jashtë populli në protestën e ardhshme. Nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak sesa të lejohet sovrani të flasë me votë. Pranoje sot ose në protestën e ardhshme do të jetë sovrani që do të flasë” – tha Basha.

Gjatë fjalës së tij para selisë së PD-së, kreu i opozitës, Lulzim Basha falenderoi dhjetëra mijëra qytetarët që morën pjesë në protestë duke u shprehur se dhanë mesazhin se e nesërmja e kërkuar është shumë pranë.

“Sollët shpresën dhe besimin te e nesërmja që po lind. Edi Rama dhe banda e tij kriminale ta harrojnë se do e mbajnë pushtetin e marrë me dhunë duke dhunuar njerëzit e duke vjedhur vota për të imponuar krimin. Shqiptarët nuk do të pranojnë mbajtjen e pushtetit me dhunë”, deklaroi Basha.

Por lideri i opozitës komentoi edhe dhunën policore çka solli plagosjen e disa protestuesve.
“Gjatë protestës bëmë gjithçka që asnjë polic, nuk e kam fjalën për horrat që hedhin gaz e qëllojnë, por për ata motra e vëllezër. Pavarësisht thirrjes sonë, janë plagosur disa protestues me plagë në kokë e në këmbë. I them Ramës se do të përgjigjesh para ligjit, asgjë nuk do të fshihet”, u shpreh Basha nga selia e PD.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet dhe të lejojë shqiptarët të flasin me votë.

“Janë plagosur disa protestues me faktura në kokë dhe plagë në kokë. Po i them sot Ramës dhe Lleshajt se do mbani përgjegjësi para ligjit. Asgjë nuk harrohet. Përpjekja juaj tinzare për tia faturuar dhunën protestës do të marrë përgjigjen e merituar.

Është mahnitëse për një popull të tërë të bashkuar kështu, të vendosur në mënyrën më të qartë dhe të prerë për vlerën Evropiane, pa të cilën nuk ka perëndim, por ka despotizëm lindor si ai që Edi Rama kërkon të instalojë në Shqipëri për të shkatërruar vendin.
Ne nuk hedhim asnjë hap pas. E sotma është dita e fundit ku unë i drejtohem me aryse kupolës socialistë, koha për fjalët po mbaron dhe në protestën e ardhshme do ta ketë vetëm sovrani, vetëm ju.

Sot dua tju përsëris zotimin tim, të PD dhe opozitës së bashkuar se nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk pranojmë asgjë më pak se vlerat evropiane. Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Lërë qytetarin të flasë, ose dëgjoja zërin në protestën e ardhshme.
Kështu të gjithë bashkë, ballë lart, para historisë le ta çojmë këtë betejë për Shqipërinë Evropën drejt fitores së popullit.

Së pari dua tju falenderoj nga zemra për qytetarinë, shpirtin e qëndresës, për vendosmërinë që demonstruat sot me praninë që ka parrë Ballakni në një protestë për zgjedhje të lira, pa të cilat nuk ka demokraci.

Qindra mijë prej jush në këtë protestë sollët me vete energjinë, vendosmërinë, shpresën dhe besimin tek e nesmërja që po lind.
Mesazhi i parë i qartë është se Rama dhe banda e tij ta harrojë që ta mbajë pushtetin me dhunë duke dhunuar qytetarët”, tha Basha.

bbbb

Exit mobile version