Kryetari i opozitës Basha ka paralajmëruar SPAK se dy janë testet që do të provojnë vërtetësinë e ngritjes së këtij organizmi të reformës në drejtësi të votuar nga opozita. Basha i ka permendur dy testet e SPAK qe kanë të bëjnë me hetimin e dosjeve të shitblerjes së votave dhe koncesioneve të oligarkëve.
“Pa kaluar këto 2 teste mund të themi se SPAK-u nuk është gjë tjetër veçse hije e asaj që duhet të ishte”, paralajmëroi Basha.
“2 testet që duhet të kalojë SPAK Ka dy dosje të shitblerjes së votës, që janë në prokurori. Këto janë testi i madh i vërtetë, nëse kemi apo nuk kemi SPAK të vërtetë, ashtu siç e ka votuar PD, me amendamentet që u bënë realitet falë mbështetjes së SHBA.
Ky është testi numër 1. Hetimi i koncesioneve dhe oligarkëve, të lidhur me pushtetarët dhe i pushtetarevë te lidhur me oligarkët është testi numër 2.
Pa kaluar këto 2 teste mund të themi se SPAK-u nuk është gjë tjetër veçse hije e asaj që duhet të ishte. Ndaj, thirrja ime ndaj prokurprëve të SPAK-ut është të mos humbasin asnjë sekondë kohë, por të marrin në dorë këto dy çështje jetike për ekonominë dhe demokracinë shqiptare: shitblerjen e votive, koncesionet korruptive të kësaj qeverie”, tha Basha.