Paralajmërimi i fortë i Berishës për Lleshajn: Do zvarritesh rrugëve bashkë me…

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend janë zhvilluar debate të forta për përdhunimin e vajzës 13-vjeçare në Kavajë, mes ish-kryeministrit Berisha dhe ministrit Sandër Lleshaj.
Berisha e ka quajtur Lleshajn bastard, duke qenë se është munduar të fshehë krimin me urdhër të Edi Ramës.
‘’Policia e ka fshehur përdhunimin e 14-vjeçares, ky që foli këtu është bastard dhe i pafytyrë, që merr urdhërat nga Edi Rama. Të jesh i bindur që së bashku me të do zvarritesh rrugëve. Je puçist”, u shpreh Berisha.
“Policia u njoftua por ishte në anën e përdhunuesve dhe fshehur krimin, Shërbimi Informativ njoftoi, kryeministrin dhe ministrave, kryeministri ishte në anën e përdhunuesve, valsalët e tij pa moral heshtën dhe nuk thanë një fjalë, fshehën krimin.
Përsëritën të njëjtin skenar, këta përdhunues që e bënë me djalin e deputetit të tyre, të njëjtin skenar kur një e sëmurë me AIDS akuzoi kreun aktual të grupit për përdhunim, ca morali kanë këta të dalin para jush, është dita juaj qytetarë, nëse nuk i krreni, nuk do keni fëmijë të sigurtë kurrë në shkollat tuaja”, tha më tej Berisha.
Ndërkohë që Lleshaj u shpreh: ‘’Policia ka marrë dijeni, ka reaguar në momentin zero, në 29.1 2019 ndaj denoncimit të familjarëve, po në këtë moment policia ka referuar çështjen në prokurori, pra e ka bërë publike atë, dhe së treti të gjitha akuzat janë të pabaza, të dëmshme dhe dashakeqe për të nxirë një institucion që i shërben qytetarëve.
Denoncimi në rrjetet sociale, është bërë pasi kanë qenë të arrestuar, janë arrestuar para se të bënit atë palo status, juve tju vij turp që gënjeni.
Mua kriminel nuk më thoni dot ju, i kam duart e bardha unë, jo të skuqura, nuk kam gjak në duar unë”.

Exit mobile version