Presidenti Ilir Meta, i ftuar në Zonë e Lirë, i bëri thirrje kryeminsitrit Rama të mos provokojë trazira në Shqipëri.
Meta tha se, Rama për llogari të miqve të tij serbë dhe për llogari të Soros, po provokon shqiptarët.
Kreu i shtetit tha se ka ardhur momenti të ketë një ndarje përfundimtare. Teksa e quan Ramën lepur, tha se ai s’mund të përballet me një luan.
Meta tha se ka ardhur koha të bëhet ndarje mes atyre që janë të shitur dhe mes atyre që e duan Shqipërinë.
“Këlysh Blloku, mos guxo të provokosh trazira për miqtë e tu serbë dhe për llogari të Soros
Mua të më bëjë ai dëshmor, ai qen bir qeni?
Mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri me Soros dhe miqtë e t’u serbë se ke përballë një President nga Skrapari dhe 10 milion shqiptarë. Çuni i Kristaqit ta dijë mirë. Ky Pinok i shëmtuar, ky qen bir qeni, ky maskara, ta dijë mirë se s’ka për të gjetur vrimë ku të futet
Mos më provokojë më se nëse dua mbaroj punë me të për 2 minuta”, u shpreh Meta me tone të larta.