Banorët e Astirit, të cilët kundërshtojnë projektit për ndërtimin e Unazës së Re, pasi ata e quajnë një projekt korruptiv që dëmton interesat e vendit dhe banesat e tyre kanë vijuar edhe siot protestën.
Ata kanë përsëritur thirrjet e tyre ndaj Kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj që të anullojnë projektin sepse në të kundërt ata deklaruan se rezistenca do të vijojë.
“Ne nuk tërhiqemi, do t’i mbrojmë pronat tona që janë mundi i 25 viteve. Erion Veliaj po jep me koncension tokën pranë Policisë Bashkiake sic bëri me Teatrin, por qytetarët nuk do ta lejojnë, ata i kanë ditët e numëruara. Banorët e Unazës së Re do të qëndrojnë këtu dhe do të rezistojmë këtu deri në fund, ose do të bëhëmi viktima ose do të bëjmë viktima,” – thanë banorët.
Ata folën edhe për situatën në vend lidhur me vrasjet dhe grabitjet që kanë ndodhur ditët e fundit.
“Situata në vend është alarmante ku cdo ditë po bëhen vrasje dhe grabitje në mes të ditës. Duhet ti themi ndal kësaj qeverie kriminale dhe ta rrëzojmë një ditë e më parë.”
Ata shprehën vendosmërinë e tyre për të vijuar zbatimi i këtij projekti duke thënë se do ta kundërshtojnë me hir ose me pahir.
Potestës së banorëve të Astirit i janë bashkuar si çdo natë edhe përfaqësues të opozitës.
88 ditë rresht protestë, 88 ditë rresht rezistencë. Edhe këtë pasdite banorët e Astirit dolën në rrugë në mbrojtje të shtëpive të tyre.
Në mbështetje ishte dhe deputeti demokrat Klevis Balliu i cili tha se protesta e banorëve të Astirit shënoi edhe nisjen e fundit të qeverisë Rama.
Ndaj ai përsëriti thirrjen ndaj qytetarëve për t’iu bashkuar opozitës me 16 shkurt në protestë.
Klevis Balliu: Për reformën në arsim Edi Rama ka marrë para ndaj e ka krijuar atë reformë në arsim. Nuk ka asgjë ndryshe nga ky projekt ku jemi këtu, Edi Rama përsëri futi paratë në xhep.
Ky njeri e ka kthyer qeverinë në biznes familjar. Çdo kilometër të kësaj toke e sheh për ta mjelur dhe vjedhur.Unaza ja çorri maskën kësaj qeverie dhe sot nuk i ka mbetur asgjë veçse të largohet.
Edi Rama dhe qeveria e tij mendon se duke mos u diskutuar kjo aferë korruptive protesta e Unazës do të harrohet, duke mos sjellë kamerat këtu mendon se kjo protestë do të harrohet.
Jo zotëri, Qeveritë do të shkojnë dhe do të vinë por kjo protestë do të mbetet në histori. Kur të tregohet për rrëzimin tënd Edi Rama, kur të tregohet për fundin tënd Edi Rama, do të nisë pikërisht me fjalinë “filloi tek Unaza…” 16 shkurti do të jetë fillimi i fundit të Edi Ramës.