Sekretari i Çështjeve ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24, komentoi vendimin e KQZ-së, institucion ky që shpreh kundër dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Sipas Gjatës, katër anëtarët e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve kanë shpërdoruar detyrën duke shtuar se vendi i tyre është në burg.
“KQZ është në shpërdorim detyre dhe ajo katërshja do të marrë përgjegjësinë se po e çon Shqipërinë në zjarr. Janë në ndjekje penale për shpërdorim detyre. Janë për burg ata që kanë marrë këtë vendim. Ne nuk kemi asgjë me ta. Në 30 qershor nuk ka zgjedhje. Janë në shpërdorim detyre. Si ka shkel ligjin kur ka dekretin nga mbrapa.
Çdo Edi Rama që hyn tek kryetari i bashkisë. Këto metoda, që po përdor Edi Rama janë përdorur këto në demonstrata në Kosovë.
Rama kundër shqiptarëve po shkon drejt Milloshevicizimin e Shqipërisë. PD po shpëton demokracinë. Është e dyta herë. Ndërkombëtarët i kanë hequr mbështetjen sidomos pas përgjimeve. Do të këtë surpriza edhe nga faktori ndërkombëtar”, është shprehur Çlirim Gjata.