Paralajmërimi i gazetarit: Pas Dakos do të arrestohen të tjerë zyrtarë të lartë

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin “360 gradë” nga Artur Zheji ka deklaruar se, kryeministri Edi Rama është i informuar në lidhje me arrestimet e dosjes 339 dhe se përveç kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako ka dhe emra të tjerë brenda mazhorancës.
“Zoti Rama është i informuar se çfarë do ndodhë.
Ajo dosje që luan me fatin e tij, dosja 339 do arrestohen të gjithë ata që janë brenda kësaj dosje. Por a do arrestohen të gjithë përnjëherësh? Jo. Sepse po të arrestohen të gjithë përnjëherësh i bie të dalin ata që janë tek 313 sepse janë aq shumë sa nuk i nxë, duhet të nxjerrësh ata përjashta që të futësh këta të tjerë brenda.
Por njerëzit që do të përballen me ligjin dhe duhet të shkojnë në atë qeli janë njerëz me pushtet dhe janë pikërisht bashkëpunëtorë të zotit Rama, janë ministra, janë deputetë, janë kryebashkiakë. Janë njerëz të cilët bashkë me grupin parlamentar dhe sado fashikuj të përpiqesh t’i zhdukësh nuk mund t’i zhdukësh provat që janë brenda dhe Dako është personi i parë i ekspozuar tashmë edhe publikisht, është fillesa e arrestimeve dhe është e pashmangshme dhe për emra të tjerë brenda mazhorancës”, ka thënë Basir Çollaku.

Artikulli paraprakEdi Ramës i ka dalë boja!
Artikulli tjetërGazetari-Klosit: Edhe ti je përzierë në fushatën zgjedhore, ke bërë atë që nuk duhej bërë