Paralajmërohen zhvillime të reja nga dosja, Habilaj-Tahiri

Një nga gazetarët që ka investiguar prej shumë kohësh dosjen Tahiri-Habilaj të trafikut të drogës ka paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme do të zhvillime të reja nga hetimi I kësja dosje. Gazetari Çollaku nuk ka dhënë detaje të tjera dhe është e paqartë nëse kemi të bëjmë me zhvilleme nga hetimi në Itali apo ai i nisur në Shqipëri.
Vetëm pak ditë më parë vizitoi Shqipërinë kreu i Antimafias italiane, De Roha, i cili pati takime me Prokuroren e Përkohshme dhe me ministrin e Brendshëm. Ndonëse në deklarata nuk u bënë publike qëndrimet e mbajtuara, një nga temat e bisedës është konfirmuar se ka qenë çështja Tahiri.
Prokuroria ka nisur në drejtim të Italisë disa letër-porosi dhe i është kërkuar kreut të Antimafias që të shpejtohet përgjigja e këtyre letërporosive. Ndoshta në këtë drejtim pritet që edhe gjatë javës së ardhshme të ketë zhvillime të reja nga dosja Tahiri-Habilaj. Burime të Prokurorisë sqarojnë se janë bërë publike vetëm 10% e dosjes italiane të përgjimeve në lidhje me këtë aferë krimi.

Hetimet e prokurorisë së Katanias
Hetimet e prokurorisë së Katanias për grupin e Habilajve, pritet të kenë zhvillime të reja, pasi ka të dhëna që një nga anëtarët e grupit, sipas “Top Channel”, një shtetas italian që ka disa hyrje-dalje në Shqipëri nga Rinasi dhe Porti i Vlorës, mund të pendohet dhe të bashkëpunojë me autoritetet. Nga hetimet e prokurorisë shqiptare shtetasi Moisi Habilaj, në bashkëpunim me ish-ministrin Tahiri dhe zyrtarë të policisë së Shtetit ia ka dalë mbanë të trafikojë drogë.
Prokurorët e Krimeve të Rënda kërkojnë edhe pyetjen e Nezar Seitit, i cilësuar si financieri i grupit kriminal, i cili ndodhej në burg në Shqipëri, por u ekstradua drejt shtetit fqinj, në kundërshtim me ligjin. Në letërporosi theksohet fakti se, gjatë qëndrimit në paraburgim në vendin tonë, Seiti ka refuzuar të japë shpjegime rreth çështjes, ndaj kërkohet të pyetet nga autoritetet e drejtësisë atje për llogari të hetimit që po zhvillohet ndaj Saimir Tahirit.
Ekstradimi i Seitit u krye për t’i kyçur gojën, pasi kishte vendosur të fliste kundër ish-ministrit të Brendshëm. Rreth 2 javë më parë, organi i akuzës kërkoi ndihmë edhe nga Greqia, për të mësuar të gjitha lëvizjet e Tahirit në territorin fqinjë, vendet ku ka qëndruar, pagesat e kryera në resorte, apo hotele, personat me të cilët ka patur kontakt, si dhe mjaft detaje të tjera që mund t’i vlejnë hetimit.

Vetëm pasi të zbatohen këto letërporosi, atëherë Krimet e Rënda do të vendosin për fatin e dosjes që konsiderohet si një ndër çështjet më të nxehta, për shkak se i hetuari kryesor është ministri i Brendshëm më jetëgjatë në këto 28 vite. Për momentin, grupi i hetimit, është duke analizuar të dhënat e siguruara nga kompanitë celulare, apo dokumentet e sekuestruara nga institucione të ndryshme.
Hetimet ndaj Saimir Tahirit nisën në tetor të 2017, pas arrestimit të Moisi Habilajt dhe disa bashkëpunëtorëve të tij në Catania. Pasi Prokuroria dështoi të dërgojë prapa hekurave ish-ministrin, për shkak se Kuvendi nuk e miratoi arrestimin e tij, javë më vonë, Tahirit iu ndalua e drejta për të dalë jashtë vendit.
Apeli për Krime të Rënda e prishi vendimin e Shkallës së Parë, duke i hequr masën shtrënguese ish-ministrit nën hetim. Aktualisht çështja në fjalë, ndodhet në Gjykatën e Lartë, pasi Prokuroria paraqiti rekurs.

Exit mobile version