Paralajmëroi qametin, por iku me bisht ndër shalë/ A po i shet Berisha demokratët?

“Ju falenderoj për praninë dhe mirupafshim!” – Kështu e mbylli protestën e sotme Sali Berisha.

Ndonëse kishte paralajmëruar qametin, sërish asgjë nuk ndodhi, sepse demokratët sërish e braktisën dhe sërish nuk e besuan se zjarri që ai do t’i vërë Parlamentit dhe Shqipërisë është për ta dhe jo për hallin e tij personal.

Duhet thënë se, pavarësisht përgatitjeve të mëdha për këtë të enjte, me thirrje në telefon dhe gjithandej “O sot, o kurrë”, sërish demokratët zgjodhën t’i përgjigjen “kurrë” Sali Berishës dhe e braktisën në ditën më të vështirë për të.

Kjo që po i ndodh sot Berishës me protestat, as nuk krahasohet për nga masiviteti dhe pjesëmarrja me protestat e zhvilluara nga Lulzim Basha, të cilat, duhet thënë, që kishin kauza mbarëpopullore.

Ajo që bëri për një kohë të gjatë Berisha gjatë “Foltores” së tij të parë ishte akuza ndaj Bashës si të shitur dhe duke e akuzuar në marrëveshje dhe peng të Edi Ramës, meqenëse nuk kishte mundur dot ta rrëzonte me protesta.

Tani që vetë nuk ka arritur as të mbledh njerëz sa çereku i Bashës, as të rrëzojë Edi Ramën me “revolucion” dhe protesta, a mund të themi se Berisha i ka shitur demokratët te Edi Rama, sepse është peng i tij??!

Artikulli paraprakÇifti nga Tirana asfiksohen nga gazi në një hotel në Maliq, burri humb jetën, gruaja në spital
Artikulli tjetërSot populli e ndëshkoi Berishën, më rëndë se SPAK