Teksa të hënën rithemelimi ka njoftuar se do të mbajë një protestë, janë zbuluar detaje nga aksioni në fjalë. “Opozita e të drejtave të mohuara në aksion”, ky është slogani i protestës.
Mësohet se protesta do të nisë në orën 11:30.
Aksioni në fjalë vjen në një kohë kur do të diskutohet nga Këshilli i Mandateve për imunitetin e ish-kryeministrit Sali Berisha.