Parandalohet ngjarja e rëndë në ambientet e shërbimit të dializës, një pacient tenton t’i vërë flakën vetes dhe repartit me benzinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në shërbimin e dializës në Korçë.

 

Sipas informacioneve, një pacient i identifikuar si Kujtim Mero, ka hyrë brenda ambienteve të këtij shërbimi me një bidon benzinë duke kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes dhe repartit.

Në momentin e ngjarjes ka qenë stafi mjekësor dhe disa pacientë, por fatmirësisht pati një ndërhyrje të menjëhershme edhe të forcave të policisë, të cilët bënë të mundur ndërhyrjen për të parandaluar një tragjedi.

Mero është shoqëruar në komisariatin e Korçës për veprime të mëtejshme proçeduriale.

Artikulli paraprak“Pas përfundimit të luftës, u pozicionua si fituese politike”- Analiza e DW: Turqia shpreson se do të ketë shumë punë në Siri në rindërtimin e vendit
Artikulli tjetërDështon seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokates