Paraqitja e Ballukut në SPAK/ “Do ketë mundësi të takojë “kolegët” prapë”, Sefa: Nëse drejtori i rrugëve hante dardha mbrapa shpine…

Sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa, i ftuar në studion e “Open” ka komentuar paraqitjen e zv/kryeministres Belinda Balluku në ambientet e SPAK.

Ai u shpreh se Balluku do të paraqitet sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të takuar “kolegët”, duke iu referuar ironikisht prokurorëve.

Sefa argumentoi arrestimin e ish-kreut të ARRSH, Evis Berberit, duke thënë se nëse ky i fundit “hante dardha pas ministres”, ajo nuk mund të mos ketë pasur dijeni.

“Do ketë mundësi për të ritakuar kolegët, patjetër. Nëse drejtori i rrugëve mendohet se ka ngrënë dardha pas ministres, kjo nuk mund të mos ekzistonte… Zv/ kryeministrja ka bërë edhe një VKM që ka shfuqizuar gjithë njësinë monitoruese për inceneratorin”, u shpreh ai.

Artikulli paraprak“Mani pulite” shqiptare: A do sjellë SPAK fundin e kastës politike në Shqipëri?
Artikulli tjetërGazetari Poli Hoxha: Metamorfoza ka emra nga Policia dhe politika që nuk kanë dalë