Një studim i qeverisë së futbollit europian ka prezantuar edhe mundësitë e ekipeve të mbetura në garë në Champions League dhe përqindjet respektive nëse do të arrijnë të kalojnë në raundin tjetër. Raporti i prezantuar nga UEFA nuk i jep shumë shpresa skuadrave që pësuan humbje në ndeshjet e para. Nga 8 përballje, vetëm 3 e kanë fatin ende të paqartë, të paktën sipas numrave të qeverisë së futbollit kontinental.
Barcelona ka një mision të pamundur për të kthyer në favor rrugëtimin në turne, pasi humbja 4-0 në “Parc des Princes” e bën gati një formalitet kualifikimin e Paris St Germain. Tabelat e studimit e thonë qartë: 0% mundësi kalimi.
Ndërkohë, Reali i Madridit ka 97.3% mundësi kualifikimi pas fitores 3-1 ndaj Napolit, ndërsa duket një formalitet edhe hyrja e Juventusit në çerekfinalet e Champions League.
Borussia Dortmund-Benfica është një diskutim që anon më shumë kualifikimin te portugezët sesa gjermanët. 41.6% sukses potencial për Dortmundin dhe 59.4% për luzitanët.
Thuajse të njëjtat shifra dhe për përballjen Monaco-Manchester City, pas suskesit 5-3 të anglezëve në 90 minutat e para. Mundësi thuajse në barazpeshë janë për ndeshjen Leicester City-Sevilla.