Më shumë se 800,000 demonstrues marshuan në qytete në të gjithë Francën, me punëtorë hekurudhorë, mësues dhe staf spitalor që iu bashkuan grevës më të madhe në dekada.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet në Paris barrikaduan pallatin presidencial dhe vendosën rreth 6.000 policë pasi aktivistë, shumë me jelekë të verdhë, u mblodhën për një marshim të madh që synon të detyrojë presidentin Emmanuel Macron të braktisë planet e tij të reformës së pensioneve.
Siç bëhet e ditur, oficerët u detyruan të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë rebelët që i vunë zjarrin një automjeti dhe thyen xhamat ndërsa tensionet u ngritën afër sheshit Place de la Republique.
Një rimorkio ndërtimi u përmbys dhe iu vu zjarri, duke dërguar në qiell një tym të madh, pasi të rinjtë me kapuç ndezën zjarr, plaçkitnin dyqane dhe hodhën fishekzjarrë në drejtim të oficerëve.
Trazirat thuhet se vijnë një ditë pasi presidenti Emmanuel Macron u kap duke tallur Donald
Trump pas shpinës me Boris Johnson dhe Justin Trudeau në samitin e NATO-s në Londër.
Presidenti Trump ndërpreu udhëtimin e tij në Londër të mërkurën, duke e quajtur kryeministrin kanadez Trudeau ‘dy fytyrësh’ pasi ai bëri shaka për kohën që kishte marrë Trump gjatë një konference për shtyp.