Parku Kombëtar i Prespës prej 3 ditësh në flakë

Parku Kombëtar i Prespës ndodhet nën pushtetin e flakëve prej 3 ditësh. Sipas informacioneve mësohet se, zjarri ka rënë në kufi me shtetin grek, ndërkohë që është duke u punuar nga ana e punonjësve të zjarrfikëses së Pustecit.

Siç raportojnë edhe vetë punonjësit ndërhyrja është e vështirë, pasi zjarri ndodhet në majën e malit “Ostoja”, vendi i quajtur Piramida 10 në kufi me Greqinë.

Bimësia që po digjet janë shkurre. Nuk dihet ende sipërfaqja e përfshirë nga zjarri

Exit mobile version