Banorët e Unazës së Re që protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, i kanë bërë thirrje Presidentit, Ilir Meta të mbledhë urgjent Këshillin Kombëtar të Sigurisë. Ata pretendojnë se janë bërë plane për përplasje të forta në këtë zonë duke degraduar deri në gjakderdhje.
“Kam një thirrje për presidentin e Republikës. Të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ka plane për gjakderdhje në Unazën e Re. Është presion për të penguar negociatat. Po bëhet për të çorientuar Albin Kurtin dhe kanë gjet Unazën e Re, njerëz të lodhur. Po përgatitet gjakderdhje. Data 10 me 18 është shumë afër. Edi Rama na ka mbajt një vit, jua them me siguri të plotë. I bëj thirrje presidentit, ambasadave, sidomos ambasadës Amerikane se ne kemi dalë me flamurin amerikan dhe u kemi treguar hajdutin e tyre. Amerikanët na e kanë borxh për të na mbrojt ne”, tha një prej banorëve.
Një nga thirrjet në kor të këtyre banorëve që qëndrojnë prej më shumë se një ore përpara Drejtorisë së Policisë, ishte: “Ku është presidenti, ku është presidenti?”