Parlamenti i opozitës, narko-mazhoranca jashtë

Parlamenti është i opozitës. Narko-mazhoranca e ka braktisur atë duke mos dëgjuar opozitën. Ruçi ka nxjerrë jashtë sallës së Parlamentit mediat, por transmetimi vazhdon përmes transmetimit direkt në facebook. Mund të jetë një rast unikal kur mazhoranca nuk denjon të dëgjojë opozitën, por nga ana tjetër sot sytrë e shqiptarëve janë telk zëri i opozitës, i cili ndonëse nuk po transmetohet nga mediat tradicionale po transmetohet nga rrjetet sociale dhe po ndiqet nga një numër i madh i qytetarëve.
Sot Parlamenti është i opozitës.
Nuk u arrit të zhvillohej një seancë parlamentare për shkak se kryetari i seancës Gramoz Ruçi ndërpriste fjalën e deputetëve të opozitës me argumentin se ka mbaruar koha.
Seanca u ndërpre 3 herë radhazi dhe duke parë këmbënguljen e opozitës për të mos liruar foltoren, Ruçi hodhi në votim ligjet e rendit të ditës të cilat u votuan për 5 minta mes kaosit.
Qeveria dhe deputetët e mazhorancës u larguan nga salla dhe seanca u deklarua e mbyllur, por opozita vazhdon fjalimet e saj, e vetme në parlament, të cilat transmetohen vetëm në Facebook.

33921855 10155634958761094 6180453751350886400 o

Exit mobile version