“Partia Demokratike i ka bërë të qarta propozimet e saj”/ Mirela Karabina: Kodi Zgjedhor ka nevojë për ndryshime

Zëdhënësja për shtyp për Partinë Demokratike Mirela Karabina e ftuar në studion e emisionit “3D” në RTSH u shpreh se  Kodi Zgjedhor ka nevojë për ndryshime sepse me një Kod të tillë Partia Demokratike nuk mund të hyj në zgjedhje sepse votat do të konsideroheshin si të pavlefshme.

Partia Demokratike në fakt, pjesën e vështirë që ka është se si do të arrijë besimin tek qytetarët shqiptarë që janë të gënjyer, të zhgënjyer nga një klasë politike 33 vjeçare që në fakt Shqipërinë e kanë çuar në këtë zgrib që ne jemi, ku të rinjtë dhe jo vetëm nuk duan të jetojnë më këtu sepse nuk kanë shpresë dhe po ikin çdo ditë.

Shpresojmë të kemi ndryshime në Kodin Zgjedhor sepse me këtë Kod Zgjedhor ne nuk mund të hyjmë dot në zgjedhje dhe nëse hyjmë do ti kemi të pavlefshme. Sepse kemi jo vetëm rekomandimet e OSBE-së por kemi dhe tre vendime të Gjykatës Kushtetuese të cilat edhe ato kanë krijuar vakum ligjor dhe që duhet patjetër të zbatohen. Partia Demokratike e ka dërguar që në nëntor propozimet e saj në lidhje me ndryshimin e këtij Kodi Zgjedhor në mënyrë që ti ofrojmë qytetarëve shqiptarë një proces zgjedhor ku vota e tyre të lexohet më së miri”, u shpreh Karabina.

Exit mobile version