Nga Sidi Hasanaj
“Partia e “vogël” e Lulzim Bashës, fraksioni i Bashës në PD që ka pak elektorat” janë përcaktimet tashmë të kthyhera në klishe që analistët dhe politikanët majtas dhe pranë Rithemelimit përpiqen ti ngulisin në mendje çdo sekond mediatike teleshikuesve.
Madje kudo, edhe në tavolinat e kafeneve, në bisedat më informale, punohet për të krijuar perceptimin në psikozën e njerëzve se emri “Basha” duhet gjithnjë të atashohet me termat “pak njerëz”, “nuk mund dot Ramën”, “i blerë” etj.
Është një turravrap i opinion-bërësve se kush injekton në mendjen e njerëzve aksiomën “Basha nuk fiton dot” përmes mashtrimeve të afishuara në haplsirën e tyre mediatike dhe më tej.
Carl Jung thotë se njeriu tipik nuk mendon, atij i serviret një mendim dhe ai e pranon në mënyrë aksiomatike atë. Kjo është edhe mënyra e funksionimit, paradigma që analistët pranë Ramës dhe Berishës operojnë.
Në fakt, me njëmijë e një probleme egzistenciale dhe plaga sociale që shqipëtarët përballen përditë, është mëse normale që ata mos të kenë as kohë e as energji për të bërë një përplasje dhe hulumtim mes mes argumentave dhe fakteve, këndvështrimeve të ndryshme rreth “realitetit imagjinar” politik që ju serviret dhe realitet faktik.
Shpesh është më e lehtë për ta të pranojnë në formën më aksiomatike, virusin e mashtrimit që ju serviret nga estabilishtmenti i vjetër.
Por është detyra e kujtdo që pretendon se është i përkushtuar të jetojë me dhe mbi të vërtetën, të luftojë për të vërtetat e tijë… të bëjë beteja me mashtrimet e klasës së vjetër politike.
Shkurtimisht ka disa pyetje që përgjigjet e tyre tregojnë shumë për rrugën e Lulzim Bashës dhe PD:
Kush lider politikë kërkon sot listat e hapura dhe deputetë të zgjudhur nga qyetarët?
Kush lider politikë kërkon veting të pasurive dhe lidhjeve me krimin të çdo politikani?
Kush lider politikë kërkon luftë ndaj oligopoleve dhe “investitorëve strategjikë” të kullave mes Tirane apo resorteve në Jug?
Kush po përkrahë çdo ditë SPAK-un dhe Drejtësinë e re?
Jo rastësisht vetëm një emër i përgjigjet të gjitha pyetjeve, Lulzim Basha.
Por le ta elaborojmë në detaje dhe fakte të gjithë panoramën:
“Partia e vogël e Lulzim Bashës” në fakt jo vetëm që nuk qenka aq e vogël, por po habit përditë me përmasat e saj. Nga Shkodra në Sarandë, nga Korça në Kavajë, në çdo qytet L.Basha po pritet nga mijëra qytetarë (padiskutim në proporcion me zbrasjen e vendit) në kuvendet zgjedhore ku zgjidhen kryetarët dhe kryesia e re partisë demokratike në çdo degë të saj.
Kush e mendonte para pak muajsh, që Partia Demokratike dhe L.Basha do pritej me pjesmarrje dinjitoze dhe do ringrinte degët e
PD-së edhe në qytezëzat më të vogla e të zbrasura nga skamja si Poliçani, Delvina, Dimali, Patosi, Roskoveci etj etj??
Kush mendonte që Shkodra, Kruja, Dibra, Saranda, Fieri… degët e ndryshme të Tiranës (secila më vete) do bënin pritje aq masive dhe entuziaste ndaj Lulzim Bashës??
Masiviteti është fakt, është aty në sy të të gjithëve, njësoj siç është fakt dhe në para syve të të gjithëve braktisja masive që Rithemelimit i është bërë nga demokratët në çdo qytet e degë… ndërkohë që sallat e PD mbushen me entuziazëm, sallat (rrugicat) e Rithemelimit zbrasen çdo ditë e më shumë.
Faktet janë kokëforta, sado të investohet të mbulohen me mashtrime!
Por përtej numrave, le të flasim për cilësinë dhe substancën.
Degët e PD, strukturat e saj po rivitalizohen me njerëz të rinj që rrezojnë energji pozitive, dashuri për doktrinën e djathtë, dashuri për sakrificat e shtresave antikomuniste dhe me sytë nga shteti modern ku sipërmarrja e lirë dhe ekonomia të jenë kryefjala!
PD është ka bërë katharsis, është pastruar nga drejtorët e korruptuar, ish ministrat, ish kryetarët e komunave dhe qarqeve që përfaqësonin sistemin e korrupsionit… PD është në luftë me Oligarkët… në rrugë kundër tyre (si ajo Thumanë-Kashar) në dyert e drejtësisë kundër tyre (si paditë për burimin e parave të disa kullave të Tiranës) , në media kundër tyre nga Inceneratorët te resortet strategjike në bregdet.
Ky është në fakt “i dobëti” Lulzim Basha që po tregon dimensione të mëdha lidershipi dhe afësie!
Por mbi të gjitha, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike po ecën e vetme në rrugën e të drejtës dhe të vërtetës:
E vetmja që po përkrahë dhe mbështet fuqimisht e sinqerisht SPAK-un dhe Dretësinë e re, e vetmja që është në përkrahje të SHBA-ve jo thjeshte me deklarate por me akte!
SHBA dhe SPAK janë 1, as SHBA nuk pastron dot korrupsionin madhor pa SPAK e as vive versa… dhe në mënyrën më dinjitoze Basha dhe PD janë në krah të tyre… të vetmit!
Ashtu si Basha është i vetmi politikanë që po tenton të ndjekë rrugën Amerikane në Ballkan, duke kërkuar me forcë ndihmën ekonomike për ushtrinë e Kosovës!
Padyshim që panorama nuk është vetëm e kthjellët, por ka dhe sfida dhe gabime.
Basha ka sfidën ende të papërfunduar të rehabilitojë figurën e tijë nga e kaluara me Berishën, të afrojë shumë figura të reja e të vjetra që ose janë mërzitur me atë çfarë ai ju ka ka dhënë si shpërblim për sakrificat e tyre gjatë këtyre 2 viteve, duhet të ofrojë ekip të ri shumë cilësore dhe programin më të mirë ekonomik ndonjëherë… duhet të pajtojë gjakrat me shumë elementë ende skeptik të së djathtës.
Por është në rrugën e duhur, rrugën e të vërtetës! Përballë ka rrugën anti-shqipëtare të Ramës dhe PS… por edhe me keq ka korrupsionin e vjetër (2009-2013) që kanë vetëm një fjali kundër tijë: “pengu i Ballës dhe Ramës”… fjali që tregon shumë për gjëndjen e tyre mendore dhe çekuilibrin emicional që i karekterizon!