Kritikoi ashpër Veliajn dhe Ramën dhe menjëherë ka ardhur hakmarrja nga Partia-Shtet. Kjo parti ëhstë kthyer në origjinën e saj të partisë së krimeve PPSH duke ndëshkuar “armiqtë” e brendshëm.
Kush i del kundër Edi Ramës, ndëshkohet me shkarkim. Këtë mendojnë deputetët e PS-së së Ramës, të cilët sot kanë kërkuar që Arben Malaj, ish-ministër Financash, ish deputet të shkarkohet nga bordi i Bankës së Shqipërisë.
Pas vendimit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, deputetët e PS-së duket se duan të shkarkojnë këdo që i del kundër ‘liderit të pazëvendësueshëm’, Edi Rama.
Janë 28 deputetë të PS-së që kanë firmosur dhe kërkojnë nga Kuvendi që të shkarkohet Arben Malaj nga anëtar i Bordit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Malaj kundër Ramës
Ish- ministri socialist i Financave, Arben Malaj, një ndër figurat e rëndësishme në PS i kërkon publikisht Ramës të tërhiqet përkohësisht dhe të japë një zgjidhje për situatën ku po kalon vendi. I ftuar në emisionin “Tempora” mbrëmjen e 21 majit në Oraneës, Malaj tha se Rama duhet të mendojë për trashëgiminë e tij politike dhe të ofrojë një zgjidhje.
Arben Malaj: “Unë publikisht ia kërkoj Edi Ramës. Nuk jam nga ata prapa shpine që ta godasë. Ai duhet të mendojë për trashëgiminë e tij politike. Ai mund të mbijetojë përmes konflikteve por për atë që do të lërë pas, nesër do i vijë turp.
Ai duhet të ofrojë zgjidhje. Zgjidhja, është nëse kemi ngecur dhe ekonomia përditë e më shumë po përkeqësohet dhe kërkohet një qeveri teknike dhe atij nuk i thuhet ik nga kryetar partie, ik nga deputet por i thuhet krijo një spacio për disa muaj, që vendi të fitojë një besim tjetër nga politika, sepse akuzat nga të gjitha krahët, jo vetëm PD ndaj PS por dhe PS ndaj PD, i gjithë ambienti politik ka arritur në një pikë që kredibiliteti publik i njerëzve tek politika është minimale. Të tërhiqet përkohësisht.
Më tej i kujton zgjedhjet e 2005 kur PS u tërhoq për të mirën e vendit.
Arben Malaj: Apeli im publik edhe për Ramën. Ai mund të bëjë çfarë të dojë me pushtetin e tij por nuk qeveriset më pas zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës. Në 2005 PS kishte mundësinë të merrte mandatin e tretë dhe është lëvizur për 2-3 vota dhe në balotazh.
Ne kemi diskutuar brenda PS-së – dhe ishte koha që ne vajtëm në zgjedhje me protesta, nuk u votuan ministrat e PS-së, vendi ishte në një situatë të vështirë politike, dhe gjëja më e mirë për vendin ishte rrotacioni politik sesa mbijetesa jonë me mandat të tretë. Kjo është përgjegjshmëri qytetare dhe politike.
Malaj tha se iku me dëshirën e tij nga PS: “Mes karriges dhe lirisë për të menduar i lirë zgjodha lirinë. Ika vetë nuk më përzunë. Unë do isha anëtar i thjeshtë”