Partitë e reja kundër koalicioneve në zgjedhjet e 11 majit, Zekthi: Nuk e bëjnë për shkak të pafuqisë për të tejkaluar veten

Ndërsa zgjedhjet e 11 majit po afrojnë, partitë e reja politike në vend i qëndrojnë bindjes së tyre për të mos bërë koalicione që mund të rrisin shanset e rotacionit.

 

Sipas analistit Fitim Zekthi, kjo gjë nuk ndodh për dy arsye; pafuqisë së krerëve të partive për të tejkaluar veten dhe mosbesimit te të tjerë.

Megjithatë, Zekthi thotë në studion e emisionit ‘Open’ në News24 se, duhet të gjendet një mënyrë për ta tejkaluar këtë sepse “Shqipëria është në ditën më të keqe të 34 viteve”.

Zekthi: E mira do të ishte që të gjitha partit e opozitës, të uleshin, të gjenin një kandidat për kryeministër, një që plotëson kriteret e duhura për të qenë kryeministër, të bëhej një listë e përbashkët. Kjo gjë nuk mund të ndodhë.

Nuk ndodh për shkak të pafuqisë për të tejkaluar veten, mosbesim te të tjerët. Janë njerëz që nuk janë të korruptuar dhe duhet ta tejkalojnë. Duhet të flasin me PD. Shqipëria është në ditën më të keqe të 34 viteve. Shqipëria është në një regjim politik dy partiak. Duhet të gjendet një mënyrë për ta tejkaluar.

Exit mobile version