Gazetari, Lavdrim Lita ishte i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News ku u diskutua për gjyqin ndaj Sali Berishës përsa i përket çështjes së privatizimit të ish kompleksit Partizani. Lita u shpreh se ka një proces politik që po zhvillohet në studio dhe një proces ligjor që zhvillohet në gjykatë.
“Kemi dy procese. Kemi një proces politik të cilën po e zhvillojme ne këtu në studio dhe me avokatët dhe ka një proces ligjor që zhvillohet në gjykatë. SPAK ka cuar një aktakuzë për një sërë personash përfshirë edhe ish kryeministrin Berisha.
Gjykata e ka kaluar në filtrin e saj dhe ka marrë një vendim. Pastaj nëse ky vendim është i drejtë apo është i gabuar, do ta vendosi një gjykatë më lart ose gjykata kushtetutese në fund, nuk e vendosin politikanët apo avokatët nga studiot televizive. Akuzat janë personale, aq sa ka cuar prokuroria.
Janë rreth 200 faqe ku ka një arkitekturë shumë të qartë të akuzës. Akuzohet ish kryeministri Berisha që përmes vendimeve dhe akteve të tij të favorizohej dhëndri i tij, Malltezi për të marrë një pronë”, tha ndër të tjera Lita.