Nga Gentian Gaba
Pas “rritjes” se pensioneve, prijsi i borgjezise komuniste, babai i 5D-se dhe inceneratoreve, mbush hapesiren publike me debate qe i sherbejne vetem delirit te tij. Degradimi i politikes, me shpallje editesh nga nje idivid, pa konsultim, pa pyetur askend, per kapriço dhe hasape thellesisht personale, me pasoja potencialisht destabilizuese, qe nxisin perçarjen dhe retoriken helmuese aty ku ajo nuk ka ekzistuar, tregon edhe njehere pse politikanet ngjasojne me pampersat, duhet ndryshuar sa me shpesh. 12 vite jane shume ne vende me demokraci te konsoliduar, ne nje demokraci hibride jane 12 vite pushtet jane shkaterruese, pasi tiparet megalomane dhe brishtesia e institucioneve, e kthejne nje politikan si Edi Rama ne nje rrezik publik. Ai sot eshte ne fazen e promovimit te butakeve qe pergedhelin egon e tij te semure, siç beri me promovimin e vajzes qe I thuri lavde te dielen dhe e gjeti veten Zv. Ministre te henen. Nje shperberje sa e frikshme aq edhe e turpshme te gjese publike, qe kerkon nje reflektim te thelle ne prag te zgjedhjeve, sepse shqiptaret nuk meritojne te trajtohen si dele nga nje kryeminsiter qe ka vendosur interesin dhe egon e tij perpara interesit publik…