Pas arrestimit të Ilir Metës, GJKKO vendos detyrim paraqitje ndaj Monika Kryemadhit

Një masë detyrim paraqitje është vendosur për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar.

Meta u arrestua në afërsi të kthesës së Kamzës, nën dyshimet për disa veprave penale.

Kreu i Partisë së Lirisë dyshohet sipas burimeve lidhur me aferën CEZ-DIA si dhe vepra të tjera. Ai ishte nisur për në selinë e tij, pasi kishte njoftuar një konferencë për shtyp. Burime pranë SPAK thanë se Meta dyshohet për transaksione, por edhe ndikime në lidhje me aferën.

Artikulli paraprakDetaje nga arrestimi i Ilir Metës, kreu i PL u shoqërua nga agjentët e BKH! Ja ku ndodhej ai
Artikulli tjetërArrestimi i Ilir Metës për korrupsion dhe pastrim parash! Përveç Monika Kryemadhit, SPAK urdhër arreste edhe për dy bashkëpunëtorë të tij, funksionarë të PL-së