Pas bankomateve, grabiten edhe zyrat e Lotarisë Kombëtare

Pas bankomateve, tashmë nuk po kursehen as pikat e Lotarisë Kombëtare të Shqipërisë.
Një grup personash të paidentifikuar kanë sulmuar dhe grabitur pikën dytësore të Lotarisë Kombëtare në qytetin e Elbasanit, gjatë natës. Ata ia kanë dalë mbanë të thyejnë vitrinën e qelqtë dhe të marrin brenda saj një shumë prej 20 mijë lekësh.
Mëngjesin e sotëm, një grup hetimor i Policisë së Elbasanit ka nisur hetimet për të identifikuar personat e grabitjes.

bankomat

Artikulli paraprakBerisha nxjerr zbuluar mediat që kontrollohen nga Rama: Studentët votojnë masivisht për grevë dhe bojkot!
Artikulli tjetërRama show me ministrant te “Turbina”, studentët e rrethojnë: Je qesharak, plotëso 8 kërkesat!