Pas bashkisë Ersekë, skandal edhe në Bulqizë/ Kryebashkiakja liston si të pastreh drejtorët dhe administratorët e njësive!

Pak ditë më parë, mediat denoncuan skandalin e radhës nga kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai dhe nënkryetari i tij.

Ky i fundit, me anë të një dokumenti ka futur në listën e të pastrehëve drejtorë dhe kryetarë të njësive administrative në Bashkinë Ersekë por edhe Bashkinë Kolonjë.

Edhe pse me postin që mbajnë nuk janë aspak të varfër, fakti që drejtorët dhe punonjësit e bashkisë shpërndajnë çdo ditë postimet e Isait e qeverisë ka shërbyer si shpërblim për ta.

Por kjo skemë, ku drejtorët dhe familjarët e tyre përfitojnë qyl nga bashkia ku punojnë, nuk është rasti i parë.

Kjo skemë praktikohet edhe në Bashkinë Bulqizë që drejtohet nga Festime Mjeshtri.

Nënkryetari i kësaj bashkie, Haxhi Pulja, më 21 nëntor të vitit të shkuar ka firmosur listat e reja për familjet që marrin statusin si të pastrehë dhe përfshihen në programin e banesave me kosto të ulët.

Ashtu si edhe në Ersekë, ajo që bie në sy është fakti se pjesë e kësaj liste janë drejtues të institucioneve të ndryshme në Bashkinë Bulqizë, por edhe kryetarë të njësive administrative, shkruan joq.

Duke përfituar nga puna e tyre dhe shërbimi që i bëjnë Mjeshtrit dhe qeverisë me komente në rrjetet sociale, ka mjaftuar që të përfitojnë qyl dhe padrejtësisht.

SPAK duhet të hapë mirë sytë para vjedhjeve të tilla pasi ata që e pêsojnë janë qytetarët që kanë vërtetë nevojë e hall./Vox News

Artikulli paraprakE rëndë në Mallakastër! Gjenden të pajetë në një banesë trupat e dy vëllezërve (EMRAT)
Artikulli tjetërShpërthim në një kompleks apartamentesh në Moskë, vritet themeluesi i një batalioni rus që lufton në Ukrainë