Pas Berberit, një tjetër titullar i Belinda Ballukut me kompani që fiton tendera publikë! Edhe drejtor i ARRSH edhe ‘konstruktor” privat! Pasi fitoi milionat, Ergys Verdho i shiti aksionet për 50 euro

EMISIONI VETTING

Drejtor që emërohen në konflikt interesi me ligjin, mbajnë të hapura kompanitë kur janë në krye të institucioneve shtetërore dhe që parat publike i kanalizojnë tek persona të lidhur me ta, ortak ndoshta edhe miq.

Dhe si për çudi, në mënyrë të rastësishme apo të qëllimshme, emërohen dhe që janë në varësi të zëvendëskryeministres Belina Balluku, njëherësh dhe ministre Infrastrukturës dhe Energjetikes. Edhe pse janë në shkelje të ligjit, drejtuesit vijojnë të katapultohet në detyra të rëndësishme dhe institucione shtetërore, duke i shpëtuar përballjes me ligjin.

Ergys Verdho u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) në Tetor të viti 2018. Por Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, firmosi emërimin e tij në krye të ARRSH në një kohë kur Ergys Verdho figuronte në Qendrën Kombëtare të Biznesit me kompaninë “V & CE Studio”. Në shkelje Verdho ka pranuar detyrën edhe pse dispononte kompani që binte ndesh me pozicionin e punës.

Objekti i aktivitetit të Ergys Verdhos rezultonte “vlerësim pasurish të paluajtshme dhe projektim ndërtimesh”. Sipas të dhënave si administrator figuron Ndriçim Allkaj, i cili dispononte asokohe 50% të aksioneve.

Referuar të dhënëve zyrtare, shoqëria “V & CE” sh.p.k është regjistruar në QKB konkretisht në 4 nëntor 2019.

Sipas të dhënave të ILDKPKI më herët Ergys Verdho rezulton që të jetë emëruar fillimisht zv. Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në Korrik 2018.

Për periudhën 2018- 2019 Verdho dyshohet se ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit, pasi ka qenë aksioner me 50 % të kuotave të kompanisë, ndërkohë që ka pasur poste drejtuese në ARRSH.

Kjo pasi  Ergys Verdho ka vijuar ta ketë në emër të tij kompaninë deri në nëntor 2019, kohë kur mori emërimin si Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve.

Ligji për “Parandalimin e konfliktit të interesave…” ndalon çdo zyrtar të administratës publike, aq më tepër të nivelit të lartë, ku përfshihet edhe zv. Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, për të pasur aktivitet privat si “Person fizik” sipas Rregullores për parandalimin e konfliktit te interesave ne ARRSH.

Neni 19 Kufizimi i Interesave private për parandalimin e konfliktit rast pas rasti të interesit për çështje të veçanta sqaron se:

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit:

–Nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik

-Nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër fitimprurëse

-Nuk mund të zotërojë në mënyrë aktive aksione ose pjesë kapital të një shoqërie tregtare në çdo formë

Zyrtarë të tjerë:

-nuk mund të ushtrojnë asnjë funksion tjetër publik

-nuk mund të ushtrojnë asnjë veprimtari tjetër fitimprurëse me përjashtim të mësimdhënies

-mund të zotërojë në mënyrë aktive aksione ose kapital të një shoqërie tregtare pa asnjë kufizim, me përjashtim të rastit kur shoqëria ushtron veprimtari në një sfere që përputhet ose pritet me sferën e juridiksionit të zyrtarit të autoritetit dhe të kompetencës së tij për të vepruar, me akte të nxjerra nga ai ose kur zyrtari ka rol thelbësor dhe përcaktues në nxjerrjen e këtyre akteve të cilat krijojnë pasoja juridike, përfitimi, ose kosto mbi ato shoqëri apo mbi shoqëri të tjera që bashkëpunojnë ose konkurrojnë me shoqërinë në fjalë…

Pra Ergys Verdho, qoftë si zëvendës drejtor i ARRSH, por akoma më keq si drejtor i përgjithshëm duke qenë aksioner, ka shkelur ligjin.

Për më tepër që objekti i kompanisë dhe ARRSH janë dy drejtëza që takohen me ndërtimin dhe projektimin të rrugëve, godinave apo çdo lloje forme konstruksioni.

Sipas avokatit Spartak Ngjela: “Është shkelje administrative deri në ndjekje penale se lejon ligji të gjitha abuzimet kështu janë bërë me kompanitë e tyre, por janë bërë me kompanitë e korrupsionit të miqve të tyre”.

Por çfarë ndodh me kompaninë “V & CE studio” me aksioner drejtorin e ARRSH

Ky subjekt përfiton 2 tendera nga Programi i rindërtimit me objekt rikonstruksion shkolle me vlerë 7 milion e 800 mijë lekë. Në garën e hapur datë 31-12-2020 kanë marr pjesë 12 kompani por subjekti i Ergys Verdhos ka arritur të fitoi bindshëm.

Pasi merr këtë tender Ergys Verdho e kupton se nuk duhet të vazhdoj të mbaj aksionet e kësaj kompani duke vendosur t’i shesë kuotën prej 50% që dispononte me një vlerë anormalisht të ulët për vetëm 50 euro.

Pas kësaj lëvizje të datës 24.11.2020 tashmë administratori, aksioner me të drejta të plota merr tenderin e radhës nga rindërtimit me vlerë 162 milion lekë. Objekti i kësaj pune publike është studim i projektit për ndërtimin e Rrugës Jorgo Panajoti.

Këto tendera kompania “V & CE studio” e Ergys Verdhos , i ka marr në bashkëpunim me subjektin tjetër “Sphaera shpk”.

kompania e verdhos

Kompania tjetër që ka marrë miliona euro nga ARRSH dhe njohja me Ergys Vjerdhon

Në datë 13.06.2019 Ergys Verdho ka ushtruar detyrën si konstruktor duke bashkëpunuar me Sokol Imeraj për ndërtimin e një pallati. Bashkëpunimi është bërë për llogari të kompanisë FLO-BES Constraction.

Në lejen për godinë banimi 8-katëshe ku njëri punonte si arkitekt, ndërsa Ergys Verdho rezulton konstruktor.

Exit mobile version