Pas Bild edhe britanikja The Guardian godet Ramën: Eksponentë të lartë të qeverisë të lidhur me krimin e organizuar

Prestigjozja britanike “The Guardian” i ka dedikuar një artikull të zgjeruar zhvillimeve politike në vend, ndërsa thekson se kryeministri Edi Rama dëshiron të jetë njeriu që do e çojë vendin e tij në rrugën drejt anëtarësimit në BE, por po përballet me dy probleme të mëdha.

Në Europë udhëheqësit e lodhur nga zgjerimi po luajnë lojëra të vështira, ndërsa shfaqen të kujdesshëm për pranimin e vendeve të reja anëtare, veçanërisht pas rritjes së populizmit dhe europesimizmit. Ndërsa në shtëpi, Rama po përballet me demonstrate javore kundër qeverisjes së tij, nga një opozitë që është gjithashtu pro BE-së, por akuzon qeverinë e tij për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, duke kërkuar largimin e tij dhe zgjedhje të parakohshme.

“The Guardian”, evidenton edhe pro-europianizimin e madh të popullit shqiptar, pa harruar të shtojë se ka gjasa që negociatat të refuzohen për herë të tretë nga Bashkimi Europian.

Në artikullin që mban firmën e gazetarit Shaun Walker, i cili ka qëndruar për disa ditë në Tiranë, theksohet gjithashtu se pothuajse çdo muaj zbulohet një skandal i ri në vendin ballkanik, që lidh eksponentë të lartë të mazhorancës socialiste me krimin e organizuar.

“Pak muaj kalon pa një skandal të ri që lidh ata që janë pranë pushtetit me figura kriminale. Një ish Ministër i Brendshëm së shpejti pritet të dalë në gjyq për akuzat për trafik droge. Javën e kaluar, tabloidi gjerman Bild publikoi kaseta të zbuluara në të cilat dëgjohet një figurë famëkeqe e botës së krimit, duke diskutuar zgjedhjet e vitit 2017 me dy kryebashkiakë nga Partia Socialiste e Ramës”, shkruhet në artikullin e prestigjozes britanike.

https://www.theguardian.com/world/2019/jun/10/edi-rama-albania-pm-escape-curse-of-history?fbclid=IwAR1io82HQz7PPSRiKl26pP3cGezJJvu_raEEocB0sj2qTBJ85Ow4Cp0lg9Q

Exit mobile version